Videoskandali i Gjicit/ Mblidhet këshilli bashkiak! Kryetari: Kuksianët nuk e meritonin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot u mbajt mbledhja e parë e këshillit bashkiak Kukës pas skandalit që përfshiu ish kryetarin e Bashkisë Kukës Safet Gjicin.

Kryetari i Këshillit të Bashkisë Albert Muja në fjalën e tij kërkoj ndjesë dhe tha që duhet të vijojmë punën edhe pse kjo tashmë i përket së kaluarës.

Fasli Gërmizi, i vetmi këshilltarë që kundërshtoj fjalën e kryetarit të këshillit, dënoi krimin e turpshëm të Safet Gjicit dhe kërkoj që të gjithë këshilltarët përfshirë edhe drejtuesit aktual të bashkisë Kukës duhet të japin dorheqje.

“Ngjarja është shumë e rëndë. Kjo që ndodhi është një kujtesë publike se ne jemi zgjedhur prej komunitetit të Kukësit për ti shërbyer interesave të tyre. Me aktin e dorëheqjes sot politikës këtu në Kukës i ka ngelur pak për të thënë. Një ngjarje që Kukësi dhe kuksianët nuk e meritonin. Ka nisur një proces nga drejtësia dhe le të thotë ajo fjalën e saj” deklaroi Muja.

Gjatë mbledhjes së këshillit u vendos që nënkryetari Granit Gjana të ushtrojë funksionin e kryetarit të Bashkisë Kukës.

Ndërkohë në mbledhje ishte edhe deputeti i PS Pandeli Majko, ky i fundit ishte drejtues politik i fushatës elektorale të Safet Gjicit në zgjedhjet e 14-Majit.

Të fundit

6 këshilla si të mbrohemi gjatë ditëve të nxehta të verës

Europa dhe vendi ynë po përjetojnë ditët më të nxehta të vitit deri më tani, prandaj kujdesi për shëndetin...

“Amerika ka lidhje me Shqipërinë për arsye gjeopolitike, Ballkani dhe Rusia…”

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndikimi historik i fuqive të mëdha dhe sfidat gjeopolitike në rajon, ishin në qendër të...

“Futbolli do të të kujtojë gjithmonë”, fjalët e Arne Slot për Diogo Jota përlotin botën

Arne Slot, trajneri i Liverpoolit, i shprehu ngushëllime familjes së sulmuesit Diego Jota, i cili ndërroi jetë këtë të enjte, nga një aksident tragjik....

Liverpool thyen rregullin e Premier League, ja vendimi i madh në nder të Diogo Jotas

Liverpool konfirmoi sot se fanella e portugezit do të “pensionohet përjetë”, një vendim emocional që tekniko-ligjërisht bie ndesh me rregullat e Premier League, e...

Debate për ligjin e Trump, Dhoma e Përfaqësuesve diskuton draftin e shpenzimeve

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka nisur diskutimet për ligjin për shpenzimet dhe taksat, i hartuar nga administrata e Donald Trump e...

Lajme të tjera

Web TV