“Ti bën muzikë au iu”, Elvana nuk del në intervista, por Ramës nuk i thotë “JO”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elvana Gjata, e cila nuk preferon të dalë shpesh në intervista, ka qenë e ftuara e radhës në podcastin e kryeministrit Rama. Këngëtarja ndau detaje nga jeta e saj, që nga fillimet e karrierës në moshë të vogël e deri te mbështetja e familjes.

Motra e saj, e cila është soprano, ka qenë një nga mbështetëset e saj më të mëdha. Sakaq, nuk kanë munguar as batutat mes kryeministrit dhe Elvanës, i cili tha se muzia që ajo bën është ‘au iu’.

Pjesë nga biseda: 

Rama: Me motrën si i ke marrëdhëniet, se motra është në muzikën serioze.

Elvana: Pse kjo që bëj unë nuk është serioze.

Rama: Kjo është pak…

Elvana: Pak tralala

Rama: Pak au iu po…

Elvana: Sapo u mërzita (qesh)…motra ka ndikuar shumë. Ka thënë në familje Ela ka shumë zë të bukur, më pas ka punuar me zërin tim. Ajo ka qenë e para që më ka ushqyer me muzikën.

Më tej Elvana tregoi se familja e saj nuk ka qenë dakord që të merrej me muzikë, pasi dëshironin një profesion tjetër për të.

Elvana: Kam lindur në Tiranë, babai im ishte ushtarak, mamaja infermiere. Kam një motër soprano që punon e jeton në Gjermani. Mami e babi në fillim nuk kanë dashur që të këndoj sepse ishte një vajzë e madhe që ishte këngëtare dhe më shihnin në një profesion tjetër për një të ardhme më të sigurtë. Mami nuk ka dashur në fillimet e mia, e kam nisur pa lejen e prindërve. Natë e festivalit i kam thënë mamit e babit ejani më shikoni. Kisha ndihmën e xhaxhait. Motra ime më ka mbështetur gjithmonë.

Të fundit

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg...

U gjet i vrarë në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i vrarë me armë zjarri. Lleshaj,...

Ledri dhe Xhensila, të pandarë! Kapen në momente intime

Tashmë ndjekësit janë të bindur se Xhensila dhe Ledri janë çifti më i ri i showbizz-it shqiptar. Prej disa muajsh u përfol se ishin në...

Joan Laporta befason me premtimin e tij për tifozët e Barcelonës

Vitin e ardhshëm do ketë zgjedhje presidenciale te Barcelona. Joan Laporta do rikandidojë dhe deri tani konsiderohet si fituesi i sigurt. Presidenti aktual i...

“Burri që mori miliona jetë”, vajza sekrete e Putinit e kritikon

Një seri mesazhesh të fshehta në Telegram e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes Louisa Rozova-n, 22-vjeçaren që përflitet të jetë vajza sekrete e...

Lajme të tjera

Web TV