Bie çmimi i kokainës/ Gazetari zbulon shifrën, ja sa shitet kilogrami në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çmimi i kokainës në Shqipëri ka rënë. Këtë fakt e ka zbuluar pasditen e sotme gazetari Artan Hoxha, i cili tregoi se çmimi i kokainës është ulur në nivele historike.

Hoxha ka treguar në një intervistë me Thimi Samarxhiun se  kilogrami i kësaj lënde narkotike ka shkuar në 20 mijë euro.

Ai ka bërë të ditur se në Shqipëri është ulur edhe doza për shkak se kokaina që qarkullon është produkt i pastër.

“Ka shkuar kilogrami 20 mijë euro e kokainës. Është ulur, është në rekorde historike. Dhe cilësia është jashtëzakonisht e lartë. Pse? Sepse duke patur stok, nuk ka nevojë ta përpunojnë, duan vetëm ta shesin dhe ka rënë edhe doza.

Nuk është doza më si më përpara 0.5 apo 1 gram, doza ka shkuar 0.3 – 0.6. Pra, ajo që quhej gjysmë nuk është më 0.5 por është 0.3. Pse? Sepse është e pastër.

Pra, kualiteti i prokduktit që shitet në Shqipëri është i pastër.

Organizatat kriminale që po e fusin kokainën në Shqipëri, që prej gushtit të vitit të kaluar se po bëhet viti që ndopdhi ajo ngjarja me Vis Martinajn, ata e kanë marrë nën kontroll aksin kryesor të vendit dhe që nga ai moment të gjithë futjet janë bërë në mënyrë të kontrolluar dhe nuk ka patur problematika”, deklaroi Hoxha.

Të fundit

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua...

The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge, me sa...

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë se Zlatan Ibrahimovic ka kontaktuar...

42% e martesave përfundojnë me divorc. Ekspertët zbulojnë arsyet

Mbajtja e një lidhjeje mund të konsiderohet diçka shumë e vështirë dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Ekspertët janë duke i hulumtuar...

Euro në pikiatë, Banka e Shqipërisë mban 6.7 miliardë euro rezerva valutore

Rezerva valutore ka vijuar rritjen në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të qershorit, vlera...

Lajme të tjera

Web TV