Basha: Do jem kryetari i PD, dhe politikani që jep një model ndryshe nga ai konfliktual

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lulzim Basha është në garën për kryetar i PD-së, edhe pse zgjedhjet e 29 korrikut janë thjesht formale. Gjatë një takimi me demokratë në njësinë nr.4 në Tiranë, Basha bëri me dije se ai do të jetë kryetari i PD-së, dhe politikani që jep një model ndryshe nga ai konfliktual.

”Ky është misioni i ri i Partisë tonë. Një parti moderne që reflekton kohën, shoqërinë dhe nevojat e saj, që respekton kontributet, garanton karrierën, forcon meritokracinë, e hapur ndaj të rinjve dhe mendimeve të reja.

Ky është modeli që duhet t’u japim shqiptarëve, si shembull i ndryshimit që po ndërmarrim për Shqipërinë”,-shkruan Basha në një postim në Facebook.

Postimi i plotë

Partia Demokratike është partia e parë opozitare, partia e shpresës shqiptare dhe pa asnjë diskutim i takon të rikthehet në vendin që i ka dhënë historia dhe shqiptarët, sigurisht në një aleancë të fortë me SHBA, Britaninë e Madhe dhe BE.

Ne do të bëjmë ndarjen në mënyrë të qartë dhe përfundimtare të së ardhmes nga e shkuara. Për ne nuk ka bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës! Jemi shumë të vonuar në procesin e rinovimit të partisë. E për këtë unë e pranoj përgjegjësinë time. Do të vendosim energjinë e rinisë përpara dhe pjekurinë e mençurinë e përvojës si mbështetje ndaj saj.

Ne ndahemi nga mentaliteti i turmës, ku fajet bëhen kolektive për t’i ikur përgjegjësisë. Ata që shkelin ligjin dhe abuzojnë me pushtetin janë thjesht fajtorë. Vetting-u i politikanëve është kontributi më i rëndësishëm që gjithkush që e konsideron veten të pastër mund të japë për një politikë të pakorruptuar dhe inkriminuar, që i jep fund politikës së përbaltjes.

Kjo përballje nuk është aspak e lehtë. Ata kanë kaluar 32 vjet me pushtet dhe janë bashkë për të ruajtuar status quo-në. Por, siç e dëshmon historia, atëherë kur duken më të fortë, perandoria e tyre shembet më shpejt.

Lexo edhe :  Berisha ankohet tek DASH dhe BE: Më vodhën!

Me besimin tuaj do të jem kryetari i Partisë Demokratike dhe politikani që jep një model ndryshe nga ai konfluktual, me të cilin qytetarët janë mbingopur gjatë tranzicionit. Do të jem politikani që problemet personale të pushtetit, nuk i kthen në problemin e partisë, aq më pak të Shqipërisë.

Modelin e kam dhënë edhe gjatë kësaj kohe, tekas shumëkush nuk ka qenë dakord, unë nuk i jam përgjigjur baltës me baltë. Në fund të fundit, ky është modeli që refuzojnë shqiptarët dhe nga i cili përfiton kundërshtari ynë.

Ky është misioni i ri i Partisë tonë. Një parti moderne, që reflekton kohën, shoqërinë dhe nevojat e saj, që respekton kontributet, garanton karrierën, forcon meritokracinë, e hapur ndaj të rinjve dhe mendimeve të reja.

Ky është modeli që duhet t’u japim shqiptarëve, si shembull i ndryshimit që po ndërmarrim për Shqipërinë.

Të fundit

Gjatë fushatës drejtuesit politikë rrinin në kafe te lokali i PD/ Me kë e ka Berisha?!

Kreu i PD Sali Berisha u pyet nga gazetarët në lidhje me faktin se disa drejtues politikë të Partisë...

Dështojnë diskutimet me BE-në/ Trump njofton taksë 50% për të gjitha mallrat nga SHBA

Presidenti amerikan Donald Trump, përmes një postimi në rrjetin social Truth Social, ka paralajmëruar në mënyrë të qartë vendosjen e tarifave shtesë prej 50%...

Eksperimenti që ‘eklipsoi’ energjinë elektrike/Zbulohet shkaku i ‘Black Out-it’ në Spanjë

Autoritetet spanjolle duket se kanë kryer një eksperiment për të testuar ‘kufijtë’ e varësisë nga energjia e rinovueshme para se të ndodhte ndërprerja masive...

Igli Tare zgjidhet drejtori i ri sportiv i Milanit, zbulohen detajet e kontratës

Igli Tare është drejtori i ri sportiv i Milanit. Sipas raportimeve të fundit të “Tuttomercatoweb”, ish-futbollisti shqiptar sapo ka nënshkruar kontratën e tij të re që do ta...

“Më premtoi se do të kthehej”/ Nëna e Artan Lames rrëqeth me fjalët e lamtumirës

Është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare Artan Lame, ish-kreu i Kadastrës. Lame ndërroi jetë në Mynih të Gjermanisë pas një ndërhyrje të vështirë në zemër. Lajmin...

Lajme të tjera

Web TV