Rikthimi i Bashës, pasojë e kurthit që Berisha i ngriti vetes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ylli Pata

Zhvillimi më i dukshëm politik që po ndodh në koalicionin ndërmjet Sali Berishës dhe Ilir Metës, është se ata nuk janë takuar më pas 14 majit.

Ndërkaq, një tjetër akt politik, po i dukshëm është takimi i Ilir Metës me këshilltarët e bashkisë së Tiranës, ku kreu i Partisë së Lirisë, i ka shpallur në publik si njerëzit e tij.

Nga ana tjetër, që prej zhvillimeve politike brenda Partisë Demokratike, subjekti i krijuar prej dy politikanëve më jetëgjatë në vend, duket sikur nuk ekziston.

Asnjë nismë e përbashkët në Kuvend, asnjë mbledhje e përbashkët e të zgjedhurve në këshilla, ndërkaq, edhe në Kavajë ku Berisha arriti fitoren më të rëndësishme të kreut të bashkisë, nuk ka pasur një takim apo marrje pjesë në festën e Florin Qoses së bashku me Metës.

Ndërkohë në daljet e tyre në konferencat për shtyp, komunikimi është i vagullt, më shumë për të bërë “ta” sesa me një synim apo plan të pastër politik.

Gjithçka do të ishte ndryshe nëse do të fitonin një numër bashkish, ku nga krahu i foltores do të synohej që të ndaloheshin proceset që tashmë kanë nisur në PD. Pasi vetëm në këtë mënyrë, do të tentohej që të ndalohet Ilir Meta për të marrë këshilltarët, si pasojë e përdorimit të kredencialeve të saj ligjore në zgjedhjet e 14 majit.

Ndërkaq, sot Berisha nuk ka mundësinë as të tërheqë rreth vetes deputetët e PD-së që kanë braktisur proceset politike në partinë e tyre, e janë më afër foltores sesa selisë blu.

Po përse nuk i afrohen ata Foltores së Sali Berishës”?

Në radhë të parë se nuk i fton doktori. Atij nuk i duhen njerëzit e partisë, pasi ai gjithmonë i ka caktuar vetë drejtuesit e deputetët, por vetëm kredencialet ligjore të Partisë Demokratike.

Lexo edhe :  Kalova 5 vite burgu në Iran, por kur Izraeli e bombardoi ndjeva tmerr dhe frikë

Gjithë ai zulm i Berishës që pas shpalljes Non Grata prej SHBA ka qenë të ketë një “strehim politik” në partinë që ka drejtuar për mëse 30 vjet. Një ditë pas vendimit të DASH, në konferencën e famshme në Rogner, Sali Berisha kërkoi pikërisht këtë. “PD duhet të më mbrojë”, tha ai.

Nga ana tjetër, mjaft nga deputetët që tashmë i kanë shpallur luftë Lulzim Bashës apo nuk e pranojnë rikthimin e tij, kanë nisur kontaktet me Ilir Metën, duke e parë atë si një factor më relevant.

Të tjerët që nuk kanë asnjë marëdhënie, apo nuk e honepsin Partinë e Lirisë, janë në një pozicion in hold. I gjithë ky kaos që po ndodh në këtë komunitet të rëndësishëm politik të hapësirës opozitare nuk do të ndodhte nëse Sali Berisha nuk do të bënte atë që bëri.

Madje as Lulzim Basha nuk do ta kishte të lehtë një rikthim kaq gjalpë siç po i ndodh kësaj here. Edhe pse Sali Berisha kësaj rradhe e urren për vdekje “të birin” e tij politik pasi e nxori nga politika, pa dashje po i jep sërish sin ë 2013-n postin e kryetarit të Partisë Demokratike.

Por kësaj radhe ka rënë në një kurth që ja ngriti vetes, duke vepruar pa plan dhe logjikë, por thjesht me instikte inati e vetëmbrojtjeje. E kjo është shenjë e pastër e humbjes së reflekseve që ka pasur si politikani më i shkathët në vend….

Të fundit

“Rruga Tiranë-Korçë shkurtohet me 30 minuta”, Rama publikon pamjet

Edi Rama ndau në rrjetet sociale, pamje nga punimet e kantierit të aksit të plotë Qukës – Qafë Plloçë....

1905 – Rebelimi në anijen luftarake “Potemkin”: një pararendës i Revolucionit Rus

Më 1905, gjatë Luftës Ruso-Japoneze, shpërtheu një nga episodet më të famshme të mosbindjes ushtarake në historinë moderne: rebelimi i marinarëve në anijen luftarake...

“Politika e imigracionit”/ Gjermania kufizon bashkimin familjar për refugjatët

Gjermania ka vendosur të kufizojë ribashkimin familjar për refugjatët.  Ligjvënësit ranë dakord të pezullojnë të drejtat e ribashkimit familjar për refugjatët pa status azili,...

Si ndodhi që ‘Trumpistët’ shqiptarë u kthyen kundër vajzës së Trump?

Kreshnik Spahiu Ata që e quajnë “tradhti” investimin amerikan në ishullin e Sazanit, do ta quanin akt patriotik po të ishte Berisha kryeministër. Të jesh kundër...

Vetëm 9% e bonusit të bebeve u përdor në janar-prill, nga rënia e lindjeve

Ulet numri i bebeve që përfituan bonusin për periudhën janar -prill 2025, duke ndjekur tendencën rënëse të numrit të përfituesve nga viti në vit. Sipas...

Lajme të tjera

Web TV