Sheshi Skënderbej është elektrizuar mbrëmë përgjatë koncertit të këngëtarit me famë botërore, Enrique Iglesias.
Këngëtari ka performuar për disa orë live para shqiptarëve, në një koncert për herë të parë në vendin tonë, ku ka sjellë hitet e tij.
Iglesias, që ka zgjedhur një veshje tërësisht të zezë, dhuroi spektakël për publikun shqiptar, por dhe të huaj që zgjodhën të ndiqnin ‘live’ yllin e muzikës latine.
Këngët e tij hit si “Bailamos”, “Rhythm Divine”, “Turn the night up”, “Heart Attack”, “Duele el Corazon” jehuan në qendër të kryeqytetit.