“S’ka titull nëse nuk mbyllet sezoni”, kreu i federatës spanjolle i heq shpresat Barçës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales e ka përjashtuar mundësinë e dorëzimin të titullit të La Ligas, pa u mbyllur sezonin, duke i hequr kështu shpresat Barcelonës për t’u shpallur fituese që tani.

La Liga u pezullua javën e kaluar dhe mendohet se përkeqësimi i situatës nga koronavirus në Spanjë, mund të bëjë që kampionati të mos vazhdojë fare edhe pse ka një shtyrje të datës.

Në fillim u përfol se Barcelonës, e cila aktualisht është dy pikë para Real Madridit pas 27 ndeshjeve të luajtura, do t’i jepej titulli nëse sezoni nuk do të mund të përfundonte.

Megjithatë kreu i FSF, Rubiales e ka hedhur poshtë këtë mundësi duke thënë se ashtu siç është rënë dakord me të 55 federatat e tjera të UEFA-s, të gjitha ligat evropiane do të kenë kohë deri më 30 qershor për të plotësuar kalendarët e tyre aktual.

“Ne kemi punuar me UEFA për shumë ditë, përmes telefonit dhe përmes videokonferencës. Ne kemi parashtruar disa propozime që janë miratuar. Ne tashmë e dimë se cilat janë situatat për garat evropiane, lokale dhe EURO 2020. Garat duhet të përfundojnë para 30 qershorit. Të gjitha skuadrat duhet të luajnë të gjitha ndeshjet. Kjo është ajo që diskutuam me 55 federatat anëtare dhe me Komitetin Ekzekutiv. Të gjithë kemi votuar në mënyrë të favorshme”.- tha ai për mediat spanjolle.

Ai shtoi se besonte se do të ishte “e padrejtë” të përfundojë sezonin ashtu siç ishte, që do të thotë se nuk ka asnjë mundësi që Barcelona apo ndonjë ekipi tjetër t’ia dorëzojnë titullin pa përfunduar sezoni.

“Sezoni 19-20 duhet të përfundojë me të njëjtat rregulla dhe të mos ndryshojë, megjithëse situata është e jashtëzakonshme. Unë nuk mund të garantoj që gara do të përfundojë, siç kanë thënë të tjerët kanë thënë, përpara 30 qershorit”. Është e padrejtë që gara të përfundojë me klasifikimi siç është tani”, -u shpreh Rubiales./Fjala.al/

Të fundit

Përmbyset kamioni, shkakton “lumë qumështi” në rrugët e New Yorkut

Një kamion i madh që transportonte qumësht u përmbys në Columbia County, New York. Si pasojë, ky aksident thuhet se...

U la në burg/ Meta reagon nga qelia: Asnjë zhgënjim, mezi pres gjyqin të përballem

Ilir Meta nuk është i zhgënjyer nga vendimi i sotëm i Apelit të GJKKO, që la në fuqi masën e sigurisë arrest në burg. Në një...

Probleme me tensionin, Erion Veliaj shtrohet në spitalin e Durrësit

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është dërguar në spitalin e Durrësit, pasi mësohet se ka shfaqur probleme me tensionin. Mësohet se zyrtarit po i kryen analizat e...

Pse dashuria nuk zgjat? Frojdi zbulon gabimin që gratë e bëjnë vazhdimisht

Psikoanalisti i famshëm Sigmund Freud, babai i psikoanalizës, ka lënë pas shumë citate dhe ide që edhe sot, më shumë se një shekull më...

1918 – Fundoset Carpathia, anija që sfidoi fatin dhe shpëtoi Titanikun

Ishte një emër që dikur shkëlqeu mes errësirës së Atlantikut – RMS Carpathia, anija që mëngjesin e akullt të 15 prillit 1912, përshkoi me...

Lajme të tjera

Web TV