COVID-19/ Rrëfimi prekës i mjekut italian: Lodhje e dhimbja asgjë para jetës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku i spitalit të Modenas, Nicola Sgarbi ka prekur zemrat e të gjithë italianëve por jo vetëm.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale është shfaqur me shenja në fytyrë, të cilat ia kishte shkaktuar maska, të cilën e kishte mbajtur prej orësh.

Në komentin që shoqëroi me foton, mjeku shprehet se kjo situatë e rëndë do të kalojë dhe se asnjë person nuk duhet të dorëzohet.

“Unë nuk jam dhe nuk ndihem si hero. Jam një njëri normal që e do punën që bën dhe që, sot më shumë se kurrë, është krenar që mund ta bëjë duke e vënë të gjithë veten e tij në vijën e parë bashkë me shumë njerëz të tjerë të mrekullueshëm. Për këtë arsye, nuk më shqetësojnë orët e shumta në punë, shenjat, dhimbja e shpinës, lodhja, vaktet që nuk po i ha dhe shumë të tjera: e gjithë kjo do të kalojë…gjithashtu do të kalojë falë jush dhe përpjekjeve dhe sakrificave tuaja, do të kalojë nëse ne jemi të bashkuar në një qëllim të vetëm. Mos hiqni dorë. Kurrë!”, shprehet ai në një postim në Facebook.

Italia është një nga vendet, kur koronavirusi ka shkaktuar vdekjen e mbi 2 mijë personave. Spitalet, kryesisht në veri të vendit janë të tejmbushur me pacientë të infektuar.

Të fundit

Dy viktima nga zjarret në Elbasan dhe 6 fshatra të djegur plotësisht

Një tjetër viktimë dyshohet se është regjistruar në qarkun e Elbasanit si pasojë e zjarreve që kanë pushtuar vendin....

Enigmat mbretërore, shtohet misteri i Varrit të Ledi D

Vera është stina që na kujton Zonjën Diana . Princesha e Popullit lindi më 1 korrik 1961 dhe vdiq më 31 gusht 1997. Muaji...

Nga gulagët sovjetikë te Nobeli, një jetë e shkruar me fjalë që nuk iu nënshtruan kurrë

Nga Leonard Veizi Në historinë e letërsisë moderne, pak figura shfaqen me një kontrast kaq të fortë mes heshtjes së dhunshme dhe fjalës së lirë...

SHBA/ Dronët “postierë”, mjete transporti për dërgesa

Nëse kishit menduar se Inteligjenca Artificiale mund të na marrë vendet e punës, bëhuni gati për një tjetër konkurrent që na vjen nga zhvillimi...

Shqipëria po ‘rrudhet’, numri i lindjeve ra me 7.4% në tremujorin e dytë të vitit

Popullsia e Shqipërisë vijon të bjerë. Në tre muajit e parë të këtij viti janë regjistruar 4982 lindje, duke shënuar një rënie me 7,4%...

Lajme të tjera

Web TV