“Do të plasni nga vapa”, miti i veshjes së zezë në verë, si qëndron e vërteta?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Na kanë thënë e stërthënë që veshjet me ngjyrë të errët siç është e zeza nuk duhen mbajtur në verë sepse me to do të “plasim nga vapa.”

Ideja fillestare është që ngjyra e zezë përthith më shumë energji ndërsa e bardha na mban më të freskët.

Thua të jetë e vërtetë?

E vërteta, sipas ekspertëve, është që ngjyrat e errëta na mbajnë të freskët në verë dhe ky pretendim është i mbështetur si nga fizika ashtu edhe nga biologjia.

Mënyra e përthithjes së rrezeve të diellit nuk varet vetëm nga ngjyrat e rrobave që mbajmë veshur.

Gjithçka ka të bëjë me mënyrën si djersin individi, temperatura e gjakut e tij dhe organizmi në përgjithësi.

Kur rrezet e diellit bien mbi një rrobë të bardhë, drita reflektohet sërish në drejtim të organizmit që do të thotë se temperatura e brendshme është më e lartë tek një person që vesh të bardha.

Sipas ekspertëve, ngjyra më e mirë për tu mbrojtur nga nxehtësia është e zeza. E zeza përthith çdo gjë që vjen nga dielli por edhe energjinë e trupit të cilën e nxjerr jashtë.

Njerëzit që jetojnë në shkretëtirë veshin gjithmonë rroba të trasha, me mëngë të gjata dhe në ngjyrë të errët. Ata besojnë se ngjyra e zezë përthith më shumë nxehtësi, por ajo mbeten aty në rrobë dhe nuk arrin në lëkurë duke e përcëlluar njeriun.

Tek rasti i të bardhës ndryshon  puna. Trupi rrezaton nxehtësi dhe ngjyra e bardhë e kthen atë sërish mbrapsht duke krijuar një efekt sobë në trup.

Avantazhi i Mëngëve Të Gjata

Ekspertët marrin sërish për shembull beduinët e shkretëtirës të cilët vishen me mëngë të gjata e rroba të trasha, sidomos në verë. Sipas tyre, rrobat me mëngë të gjata mund ta mbajnë lëkurën të thatë e të freskët. Ato mundësojnë avullimin më të shpejtë të djersës dhe krijojnë korridore ajrosjeje mes lëkurës dhe rrobës.

Lexo edhe :  15 gusht 1947 – Pavarësia e Indisë dhe lindja e Pakistanit

Për më tepër, rrobat me mëngë të gjata na mbrojnë krahët nga djegia dhe dëmtimet e shkaktuara nga rrezet ultravjollcë. Agroweb.

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV