“Kurti politikan i Luftës së Ftohtë”/ Çupi: Sillet sikur s’ka konflikt në Kosovë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Frrok Çupi thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i përket llojit të politikanëve Luftës së Ftohtë dhe i përmbahet parimeve që i ka vendosur vetë, duke dalë kundër të gjithëve.

Në një intervistë për ABC News, Çupi u shpreh se Kurti po sillet sikur në Kosovë nuk ka asnjë konflikt.

Sipas Çupit, Kosova po izolohet për shkak të veprimeve të kryeministrit Kurti në raport me ndërkombëtarët.

“Albini i përket llojit të politikanëve të Luftës së Ftohtë dhe politikanët e Luftës së Ftohtë pikërisht, këtë kualitet kanë. Kapen pas parimeve dhe thonë, unë nuk i shkel kurrë parimet dhe pse i kanë vendosur vetë. Bar hamë, por parimet nuk i shkelim. Bar hamë, por kushtetutën nuk e shkelim.

Ndërkohë, vijmë te artifica të tilla, përdoren si sebepe, janë populiste. I bëjnë thirrje militantëve të vetë në Kosvë, shiko, Shqipëria nuk e pranoi mbledhjen e qeverive. Në fakt, është një kuti bosh. Mbledhja e qeverive, mbledhja “Ballkani i Hapur”, etj, nuk mund të zhvillohen sot, për arsye se ka ndodhur një gjë.

Albin Kurti tenton të thotë se asgjë nuk ka ndodhur. Në fakt, ka rënë bomba në Prishtinë. Prishtina dhe vetë Kosova po shkojnë drejt një izolimi shumë të thellë, drejt një izolimi total, rezultatet nuk mund të parashikohen sot.

Zonja Osmani është një partizane e Kurtit. Është e zgjedhur prej Kurtit, e frymëzuar nga Kurti. Kohët e fundit, pas konflikteve në veri, ka qenë e mbikëyryr, e përkëdhelur, pjesëmarrëse në kancelaritë e Kosovës.

Me qendrimet e saj, është parë që nuk është tërësiosht në një vijë me Kurtin”, theksoi

Të fundit

Kur vjen paqja në Ukrainë? Presidenti i Finlandës bën parashikim

Presidenti i Finlandës thotë se po bëhet përparim në garancitë e sigurisë për Ukrainën, por paralajmëroi se nuk ishte...

Igli Tare ndryshoi totalisht Milanin, a e dini sa yje kanë mbetur nga vjet?

Massimiliano Allegri dhe Igli Tare kanë bërë shumë ndryshime te Milani. "Djalli" ka pësuar realisht një diferencë të dukshme, aq sa numerikisht tashmë ka ruajtur...

‘Breshëri’ dronësh drejt Kievit, Rusia nuk ndalet

Forcat ajrore të Kievit thonë se Rusia ka qëlluar 53 dronë drejt Ukrainës sot gjatë sulmeve gjatë ditës. Sipas mediave të huaja, këtë mëngjes është...

Ministri Hasani: Anëtarësimi në BE është qëllim kombëtar

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë sot në panelin e organizuar për vendet e Ballkanit Perëndimor në Forumin Strategjik...

Gjykata Federale ndalon dërgimin e Gardës Kombëtare

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, kanë shkelur ligjin federal duke dërguar trupat e Gardës Kombëtare në mbrojtje të...

Lajme të tjera

Web TV