The Economist: Serbia një nga ‘idiotët e dobishëm’ të Vladimir Putinit në Evropë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Disa vende të Bashkimit Evropian ose kandidatë për t’u anëtarësuar në union po dihmojnë presidentin rus Vladimir Putin, siç është Serbia, e cila nuk e fsheh afërsinë me Moskën dhe është mbështetëse e Rusisë.

Me termin “idiotë të dobishëm”, gazeta britanike The Economist përshkruan qeveritë dhe individët që për arsye të ndryshme, por kryesisht për interesa personale, promovojnë narrativat e Putinit në Perëndim dhe i shkaktojnë dëm Ukrainës të sulmuar nga Moska.

Mes anëtarëve të BE-së, gazeta është e para që përmend Hungarinë, kryeministri i së cilës është mbështetësi më i shquar i Putinit, sepse Viktor Orban vazhdimisht kritikon Perëndimin për ndihmën e Ukrainës, por ende importon naftë ruse.

Në vend të dytë, është Austria, e cila bën thirrje për neutralitet, pretendon të jetë një urë lidhëse midis Lindjes dhe Perëndimit dhe ofron shumë pak ndihmë për Ukrainën, shkëmbimi i tregtisë së jashtme të së cilës me Rusinë ka lulëzuar kohët e fundit.

Një tjetër anëtare e BE-së, Greqia u pajtua t’i vendoste sanksione Rusisë, por refuzoi të kufizonte transportin e naftës ruse, e cila është shumë fitimprurëse për kompanitë greke. Si jo-anëtare e BE-së, Serbia as që nuk përpiqet të fsheh mundësinë fitimprurëse që i ofron Rusia për të anashkaluar sanksionet.

Gazeta tregon se në Evropë partitë ekstremiste, shpesh janë të bashkuara në kërkesën për rivendosjen e paqes në Ukrainë, “në mënyrë që agresioni rus të shpërblehet me territoret e pushtuara”.

Sipas këtyre partive, NATO-ja kishte provokuar sulmin e Rusisë, se Ukraina është një krijesë artificiale që i përket Rusisë dhe se SHBA-ja qëllimisht po i hedh benzinë zjarrit për të shitur armë.

Në fund, gazeta thekson se liderja e së djathtës ekstreme në Francë, Marie Le Pen, zëvendëspresidenti i Qeverisë italiane Matteo Salvini, liderët e Alternativës për Gjermaninë si dhe Partia e Majtë gjermane janë unike në qëndrimet e tilla.

Të fundit

Horoskopi ditor, 5 Janar 2025

Dashi Pritet qe jeta ne çift te mos ketë as problemin me te vogël gjate kësaj dite. Do kuptoheni mjaft...

Ekspertët e sigurisë paralajmerojnë: NATO nuk eshtë gati për nje luftë

NATO nuk është gati për një luftë brutale në Arktik me Vladimir Putin, kanë paralajmëruar analistët. Pavarësisht stërvitjeve masive të NATO-s në rajon, trupat do...

Meloni me ‘mision sekret’ në SHBA: Do të takojë Trump, por nuk dihet pse

Mision sekret për Giorgia Melonin në SHBA. Kryeministrja italiane u nis drejt Shteteve të Bashkuara për të takuar presidentin e zgjedhur Donald Trump. Një takim...

SHBA, funerali shtetëror gjashtëditor i ish-presidentit Jimmy Carter

Gjashtë ditët e funeralit për ish-Presidentin Jimmy Carter filluan të shtunën në Xhorxhia. Jimmy Carter vdiq më 29 dhjetor në moshën 100-vjeçare. Ceremonitë e transmetuara drejtpërdrejt...

“Në fillim jam trembur…”, Eno Popi tregon raportin e veçantë me të bijën

Prej vitesh, Eno Popi jeton mes Kanadasë dhe Shqipërisë. Bashkëshortja dhe e bija 6-vjeçare jetojnë atje, ndërsa Eno, për shkak të punës së tij,...

Lajme të tjera

Web TV