Shqipëria, sërish një nga destinacionet e preferuara të britanikëve, lirë edhe afër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Express: Destinacioni pak i njohur “Maldivet e Europës” është i lirë dhe tre orë larg nga Britania e Madhe

Ksamili, në Shqipëri, është kthyer në një destinacion të preferuar, për ata që kërkojnë pushime përrallore, pa udhëtuar gjatë.

Turistët britanikë, që kërkojnë një vend idilik në Maldive, por nuk duan të bëjnë fluturime të gjata, nuk duhet të shikojnë më larg se Shqipëria.

Fshati pak i njohur i Ksamilit, njihet tashmë si “Maldivet e Europës”.

Liqeni i Butrintit dhe ishulli i Korfuzit në sfond

Njerëzit, që kërkojnë ujëra të pastër kristal dhe rërë të bardhë, mund të mbërrijnë në vendpushim pas një fluturimi të shkurtër tre-orësh.

Fshati është quajtur një “parajsë” në të kaluarën dhe ndodhet shumë pranë ishullit grek të Korfuzit, të cilin njerëzit mund ta shohin nga bregu.

Vizitorët e mundshëm, mund të zgjedhin nga dhjetëra hotele të vogla, apartamente dhe bujtina për të qëndruar, me shumë plazhe mahnitëse pranë.

Plazhi më i njohur i arkipelagut, është plazhi i Ksamilit, i cili ka ujëra të thellë blu, rrethuar nga pemë dhe shkurre të gjelbëruara.

Aktivitetet e njohura në plazhe përfshijnë snorkeling, not dhe relaksim.

Guidat turistike, e kanë cilësuar plazhin e Ksamilit si “thjesht plazhin më të bukur në Shqipëri”.

Ata, që nuk janë të interesuar për pushime në plazh, mund të shijojnë veçoritë e tjera të arkipelagut, duke përfshirë një lagunë kripe në liqenin e Butrintit, shpellën e Kreshmoit dhe qytetin e Gjirokastrës, vend i Trashëgimisë Kulturore të UNESCO-s.

Shpella e Kreshmoit

Vizitorët kanë dhënë komente pozitive për Ksamilin; dhjetëra njerëz i kanë dhënë fshatit pesë yje në platformën TripAdvisor.

Një turist vuri në dukje se, plazhi të bën të “ndihesh si mbret, edhe nëse nuk je”.

Komente të tjera shkruajnë: “Vend i mrekullueshëm, ushqimi është i mrekullueshëm, njerëzit janë të sjellshëm dhe deti është i pastër.”

Lexo edhe :  Herët a vonë duhej të ndodhte/ Reklamat mbërrijnë edhe në Whatsapp

“Është bukur të paguash çmime të drejta për shezlong, nga 5 deri në 10 € për gjithë ditën.”

“Shkoni herët në plazh, përndryshe vështirë se mund të gjesh një vend.”

Një tjetër vizitor i kënaqur tha: “Plazhi ishte plot jetë dhe muzikë. Uji ishte shumë i pastër. Familjet po laheshin në det.” / Express

Të fundit

Rikthehen përplasjet, Elon Musk kundër projektligjit fiskal të Trump

Miliarderi Elon Musk ka kritikuar ashpër versionin më të fundit të projektligjit fiskal të propozuar nga presidenti Donald Trump...

67 p.e.s. – Julius Caesar nis rrugën drejt fuqisë

Në mesin e shekullit I para erës sonë, Republika Romake ndodhej në një periudhë trazirash të mëdha sociale dhe politike. Luftërat civile midis optimatëve...

Horoskopi ditor, 29 Qershor 2025

Dashi Një ndryshim i madh sapo ka ndodhur që do të ketë një efekt të jashtëzakonshëm në 7 vitet e ardhshme. Gjatë kësaj kohe, do...

512 p.e.s./ Dario i Madh dhe fushata e tij kundër Skithëve

Në shekullin VI p.e.s., Perandoria Persiane e dinastisë Akamenide kishte arritur një shtrirje të jashtëzakonshme nën Dario I (Dario i Madh). Ai kishte konsoliduar...

“Doja të lija emisionin”/ Eni Çobani zbulon presionet: Njerëz të fuqishëm më janë afruar

Juristja dhe moderatorja e njohur Eni Cobani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sfidat dhe presionet që ka përjetuar gjatë viteve në...

Lajme të tjera

Web TV