Pavarësisht se në Kinë është ulur numri i të infektuarve me Covid-19, kujdesi duhet të jetë maksimal.
Presidenti Xi Jinping ka mbajtur një takim zyrtar në Pekin me presidentin e Pakistanit Arif Alvi, dhe shihet teksa shtrëngon duart me të, sipas një raportimi të BBC.
Presidenti Xi tha që Kina mbështet Pakistanin në forcimin e rolit të saj konstruktiv në çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.
Ai tha gjithashtu se populli kinez po përpiqej për fitoren e fundit kundër koronavirusit.
Ndërkohë presidenti i Pakistanit Alvi tha se disa forca duan që ta izolojnë Kinën, por ato nuk do të kishin sukses.
Koronavirusi shpërtheu në Wuhan të Kinës në fund të dhjetorit të vitit 2019 dhe deri më tani në vend janë regjistruar 3,237 viktima dhe 80,894 të infektuar.
Megjithatë nurmi i rasteve të reja me Covdi-19 është ulur ndjeshëm dhe janë mbyllur 14 spitalet e improvizuara në Wuhan.