Korriku përvëlues për Shqipërinë/ Sinoptikanët: Priten masa ajrore me origjinë afrikane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditëve me mot të paqëndrueshëm gjatë fundjavës duket se ju ka ardhur fundi. Në një lidhje direkte për Klan News, sinpotikania Lajda Porja nga “MeteoAlb” bën të ditur se fundjava që kemi përpara do të karakterizohet nga moti me diell dhe me temperatura të larta.

Lajda Porja: Kjo fundjavë do të jetë ndryshe nga fundjavat e tjera, të cilat kanë qenë të paqëndrueshme.

Do të kemi një fundjavë me mot të qëndrueshëm. Do të kemi vijën bregdetare që do të jetë me shumë mot me diell, vranësira të lehta. Gjatë kësaj fundjave nuk pritet që të ketë reshje. Edhe sot, dita do të jetë me mot të kthjellët.

Sot, termometri mbetet rreth vlerës 35 gradë Celsisus. Parashikohet që e shtuna dhe e diela të mbeten thuajse në këto vlera. Ka një rënie të lehtë ditën e shtunë, por prapë mbetemi në vlerën 34-35 gradë Celsius.

Bëhuni gati sepse muaji Korrik do të jetë shumë i nxehtë dhe me diell, i favorshëm për ata që do të jenë me pushime, por jo dhe aq për ata që se durojnë dot vapën.

Lajda Porja: Edhe java tjetër do të jetë me mot të qëndrueshëm. Presim ditë akoma më të nxehta. Javën tjetër ne kemi një aktivizim të masave ajrore me origjinë afrikane. Kjo do të bëjë që Korriku të jetë një muaj ndryshe nga Qershori, ku do të kemi ditë të nxehta dhe ditë shumë të nxehta.

Pra, do të jetë një mot i qëndrueshëm dhe shumë i favorshëm duke qenë se jemi në mesin e verës dhe shumë njerëz marrin pushimet. Do të jetë një mot shumë i favorshëm për pushimet.

Të fundit

Baba Mondi “bekon” punimet e shtëpisë-muze të Agollit: Personalitet i kombit

Në fshatin Menkulas të Devollit, vendlindjen e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli, u hodhën themelet e Shtëpisë-Muze që do...

Zjarri rrezikon banesat në Kalasë, MB: Në aksion një helikopter Black Hawk

Në Kalasë, situata paraqitet serioze për shkak të përhapjes së zjarrit nga era e fuqishme pranë zonës së banuar. Ministria e Mbrojtes bënë me...

“Po punon për shpenzimet e maturës!” Reagon mësuesja e kamerierit që u dhunua nga polici

Mësuesja kujdestare e Aronit 18-vjeçar i cili sot ra pre e dhunës barbare të Adrian Isufit me detyrë efektiv i Policisë së Dibrës (tani...

Arrihet marrëveshja tregtare SHBA-BE, Trump: E mirë për të gjithë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka arritur një marrëveshje tregtare me Bashkimin Europian pas një takimi të shkurtër me Presidenten e Komisionit...

Kur Shqipëria stërviste udhëheqësit e Palestinës

YLLI MOLLA - Udhëheqësi i Palestinës, Jaser Arafat, ka kryer stërvitje ushtarake edhe në Shqipëri. Gjatë vizitave të shpeshta në Tiranë, lideri me...

Lajme të tjera

Web TV