Rindërtohet shkolla 9-vjeçare në Tiranë/ Veliaj: Do jetë gati për vitin e ri shkollor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkolla “Xhezmi Delli” është një tjetër shkollë që i shtohet paketës së institucioneve të reja arsimore, të cilat hapin dyert këtë vit për nxënësit e Njësisë 3.

E dëmtuar si shumë shkolla të tjera nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, edhe kjo shkollë është rindërtuar nga e para dhe këtë vit mësimor do të presë nxënësit me dyfishin e kapacitetit të së pares.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili inspektoi punimet për ngritjen e shkollës, siguroi prindërit se gjithçka është drejt përfundimit dhe se mund të fillojnë regjistrimin e fëmijëve në shkollën e re.

“Është vërtet mëkat të mundohesh t’i gjesh një mënyrë alternative sistemit online për ta regjistruar fëmijën në një shkollë tjetër, kur shkolla “Xhezmi Delli” është më afër. Ne vërtet mund të jemi gati në fillim të shtatorit ose në fillim të tetorit, por për dy javë nuk ia vlen ta çosh fëmijën në një shkollë tjetër, ndërkohë që shkolla e re po mbaron dhe është në kushte shumë herë më të mira se shkollat bujtëse.

Mos i torturoni fëmijët në shkolla të tjera! Kush ka ende dyshim duhet të vijë ta shohë vetë që jemi drejt përfundimit. Ju lutem respektoni sistemin online dhe fëmijët të shkojnë te shkolla që iu takon,” tha Veliaj.

Ai shtoi se kjo shkollë do të jetë një tjetër bizhu që do i shtohet Njësisë 3.

“Jemi vërtet të paduruar të sigurohemi që në shtator-tetor të kemi përfunduar edhe detajet e fundit, edhe mobilimin, për shkollën ‘Xhezmi Delli’.

Ajo është një bizhu në mes të Njësisë 3, një njësi që po zhvillohet shumë. Shoh pjesë të njësisë që janë afër rrugëve kryesore, ku shumë prej këtyre ndërtimeve informale janë bashkuar dhe konsoliduar në një ndërtim serioz, normal për të liruar hapësira të tjara.

Lexo edhe :  Vlorë/ Gjendet pistoleta me të cilën 17-vjeçarja qëlloi veten në shtëpinë e gjyshërve

Por ardhja e shkollës dhe ngritja e standardit të ndërtimit do imponojë të njëjtën estetikë dhe të njëjtën shije të realizimit të veprave edhe në pjesën tjetër të lagjes”, deklaroi ai.

Veliaj tha se kjo shkollë nuk është e vetmja që hapet këtë vit, por është një buqetë e tërë, që i shtohet godinave të reja arsimore në Tiranë.

“Sot jam vërtet krenar, sepse pavarësisht se kanë mbaruar fushata dhe debatet, por nuk kanë mbaruar punët.

Ne do të kemi një buqetë tjetër shkollash këtë vit. “Xhezmi Delli”, patjetër është një bizhu shumë elegante në këtë komunitet, shkolla “Partizani”, një nga gjimnazet historike të Tiranës hapet këtë vit. Aty patëm vetëm ceremoninë e diplomimit, por hapja e shkollës në shtator do të akomodojë gjithë zonën e Selvisë dhe zonës së Njësisë 8.

Do të thotë që edhe ngarkesa që vinte te Çajupi apo te Shkolla e Kuqe, apo te shkollat e tjera prej ‘Samiut’, ose ‘Partizanit’, do të fillojë të ulet. ‘Çajupi’ do të ketë ambientin e vet, siç e ka, një shkollë të re, por dhe ‘Partizani’ kthehet sot ndoshta shkolla më e bukur në Tiranë”, e mbylli Veliaj fjalën e tij.

Të fundit

Vlorë/ Zjarr në Shashicë, flakët shumë pranë rrugës së Bypassit

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë zonën e Shashicës në Vlorë, shumë pranë rrugës së re të...

Muri i ndërtesës që po shembte e zë poshtë, ndërron jetë 51-vjeçari në Dimal

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dimal, ku një 51-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi është zënë poshtë nga muri i një ndërtese që...

Çfarë është Hawala? Si funksionon sistemi informal i transferimit të parave

Hawala është një metodë informale e transferimit të parave. Ky sistem konsiderohet si një “transferim parash pa lëvizje parash” dhe në thelb funksionon mbi...

Connie Francis ishte një yll pionier i pop-it, e ndjekur nga tragjedi

Connie Francis, ylli i pastër i pop-it të viteve 1950 dhe 1960, i njohur për këngët Pretty Little Baby dhe Who’s Sorry Now? –...

Mbi 17 mijë vizita në qendrat shëndetësore verore, 27% e pacientëve kanë qenë të huaj

Që nga data 1 qershor  36 qendrat shëndetësore verore në të gjithë vendin që operojnë 24 orë në 7 ditët e javës kanë  trajtuar...

Lajme të tjera

Web TV