Koronavirusi/Urbanët s’pyesin për urdhrin e Veliajt, mbushen plot me njerëz

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pavarësisht se Bashkia e Tiranës mori vendimin për të pezulluar linjën e urbanëve në kryeqytet për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, ka edhe linja të autobusëve që e kanë thyer këtë vendim.

Kështu linja e urbanit Kombinat-Kinostudio ka shkelur vendimin e Bashkisë së Tiranës duke transportuar qytetarët, siç duket edhe në foton e dërguar në redaksinë e Fjala.al.Vendimi i plotë i Bashkisë së Tiranës:

Bashkia e Tiranës në kuadër të marrjes së masave për të mundesuar moslejimin e perhapjes se virusit COVID-19, njofton qytetaret se duke filluar nga data 12 mars deri në një afat të pacaktuar pezullohet:

i) shërbimi i transportit qytetes (linjat brenda qytetit te Tiranes),

ii) shërbimi i transportit rrethqytetes (linjat që lidhin qytetin e Tiranës me ish njesitë administrative/Komunat

iii)shërbimi i transportit nderqytetes ushqyes (linjat që lidhin Bashkinë e Tiranës me Bashkinë e Kamzës dhe Bashkinë e Vorës

Bashkia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetareve për masën e pezullimit të përkohshëm të ketyre shërbimeve të transportit, por gjykon se masa është e domosdoshme për të ritur eficencën e sistemit të mbrojtjes ndaj përhapjes së mëtejshme të virusit.

Të fundit

Zjarr afër ish-repartit ushtarak të tankeve në Maliq, shkak temperaturat e larta

Vatra zjarri janë shfaqur pasditen e sotme në afërsi të ish-repartit ushtarak të tankeve në Klocë në bashkinë e...

Rrëzohet palma në mes të bulevardit në Durrës, rrezikohen kalimtarët

Një palmë u rrëzua papritur në mes të rrugës në bulevardin “Epidamn” duke rrezikuar kalimtarë dhe drejtues mjetesh, por për fat të mirë nuk...

Presidenti Begaj në Kalabri: Arbëreshët janë rrënja, Shqipëria është trungu!

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ishte në Kalabri, ku u takua me komunitetin arbëresh të rajonit në komunat: Andali, Marceduza, Cervicati, Mongrassano, Platacci, Santa...

A do ta përfundojë tani Trump edhe luftën në Gaza? Zbulohet plani me 5 pika

Teksa lufta 12-ditore mes Izraelit dhe Iranit ka përfunduar, duket se SHBA dhe Izraeli janë dakordësuar për një plan të ardhshëm për Lindjen e...

Millosheviç dorëzohet në Hagë: Ish-presidenti i Jugosllavisë përballet me drejtësinë

28 qershor 2001 Më 28 qershor 2001, ish-presidenti i Jugosllavisë, Slobodan Millosheviq, u dorëzua zyrtarisht autoriteteve të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY) në Hagë,...

Lajme të tjera

Web TV