“Balla, jo ministër afatgjatë”/ Çfarë po paralajmëron gazetari i njohur?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Arsen Rusta, ishte këtë të diel i ftuar në Euronews Albania për të folur rreth ngjarjes në Krujë, ku anëtarë të fisit rraja dhunuan brutalisht dy prej anëtarëve të fisit Maja, si dhe për shkakrkimin pas kësaj ngjarje të ministrit të brendshëm Bledi Çuçi.

Rusta tha se Bledi Çuçi bëri aq sa mundi, por ai nuk ka qenë personi i duhur për punën e strukturës së policisë.

Ai tha se në ministrinë e Brendshme kanë qenë të paktë ministrat që kanë arritur të përfundojnë mandatin.

“Në mendimin tim i vetmi që ka thyer mallkimin apo ka kaluar vijën ndarëse mes marrjes më qafë dhe bërjes së një karriere politike, ka qenë Saimir Tahiri. Gjithë të tjerët e kanë lënë përgjysmë mandatin.

Dikush 6 muaj, 1 vit, 2 vjet. Por mandate të plota vetëm ai ka patur, nuk e di se çfarë do ndodh me Taulant Ballën nuk e shikoj një ministër afatgjatë.

Bledi Çuçi në vlerësimin tim për anën menaxheriale për anan politik-bërëse mund të ketë qenë në rregull, por nga ana e terrenit nga ana e intereseva ose e mbajtjes në punë të strukturës së policisë për afro 10 mijë trupa nuk ka qenë i duhuri”,-tha gazetari Arsen Rusta.

Të fundit

Familja nuk kishte dijeni për vendndodhjen, mësuesi amerikan ndodhet në burg

Për muaj të tërë, familja e Stephen James Hubbard nuk mundi ta gjente atë në sistemin e burgjeve ruse....

Në ekran, por pranë. Historia e një infermiereje shqiptare në mjekësinë online britanike

E la Shqipërinë në moshën 25-vjeçare, jo për të ndjekur një ëndërr, por për t’i ikur një realiteti që nuk ofronte siguri. U nis...

Izraeli dëbon Thunbergun pas konfiskimit të anijes me të cilën ajo po shkonte drejt Gazës

Aktivistja Greta Thunberg është dëbuar nga Izraeli të martën, një ditë pasi ushtria izraelite e konfiskoi anijen me të cilën ajo dhe disa aktivistë...

Pa ekonomi rurale, nuk mund të ketë ekonomi elitare

Nga Fejzo Subashi Ekonomia është ajo që tregon jo vetëm potencialin e një vendi, apo zhvillimin e tij, por dhe se çfarë politika dhe politik...

Bumerangu ndodhet brenda kutive

Nga Skënder Minxhozi/   Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve njoftoi se ka anulluar pushimet verore pas kalimit në rinumërim të disa qarqeve kryesore. Kryekomisioneri Ilirian Celibashi tha...

Lajme të tjera

Web TV