Ekstremitetet e motit/ Evropa “përvëlohet”, në Afrikë të Jugut bie dëborë pas një dekade

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa shumë vende të botës po përballen me valë të të nxehtit, njerëzit e qytetit më të madh të Afrikës së Jugut, Johannesburg janë zgjuar të mrekulluar nga dëbora.

Dëbora po bie për herë të parë në atë qytet në më shumë se një dekadë.

Afrikanët e Jugut po paralajmërohen të qëndrojnë ngrohtë pasi një front i ftohtë pritet të përfshijë pjesën më të madhe të vendit.

“Asnjë ndërprerje e madhe nuk është shkaktuar nga reshjet e borës në këtë fazë”, i tha BBC-së një zëdhënës i Shërbimit të Motit të Afrikës së Jugut.

Kushtet e motit të ftohtë pritet të vazhdojnë gjatë gjithë javës.

“Disa nga nxënësit dhe unë dolëm për të eksploruar… disa prej tyre s’kishin parë borë më parë, ndërsa të tjerët mendonin se po binte shi”, tha mësuesja e shkollës fillore Agnes Mideva.

Një tjetër qytetare tha për BBC se ajo udhëtoi nëpër dëborë rrugës për në punë dhe nuk kishte parë kurrë diçka të tillë.

“Ne jemi duke qëndruar ngrohtë brenda, kështu që jemi mirë. Dëbora ishte kudo, duke mbuluar fushat pranë lagjes sonë ishte vërtet e bukur për t’u parë”, tha ajo.

Ndërsa dimri ka nisur në hemisferën jugore, meteorologët po ndjekin me vëmendje zhvillimet.

Dëbora është raportuar në disa provinca, duke përfshirë Kepin Lindor, Mpumalanga dhe rajonin Gauteng, i cili përfshin Johannesburg dhe Soëeto.

Fermerët gjithashtu këshillohen që të sigurojnë strehim për bagëtinë e tyre gjatë periudhës së të ftohtit. Nuk është e qartë se çfarë roli ka luajtur ndryshimi i klimës në reshjet e rralla të borës.

Të fundit

Diaspora/ Mbetet peng vetëm vota e Greqisë, mbyllet për shtetet e tjera!

Ka përfunduar numërimi i votës së diasporës në të gjitha shtetet, por 53 mijë votat e emigrantëve të...

Rama publikon pamjet nga ambienti ku do të zhvillohet Samiti: Shtëpia e Europës…

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga ambientet ku do të zhvillohet Samiti i Komunitetit Politik Europian, në Sheshin Skënderbej, Tiranë. Kreu i qeverisë e...

‘S’mund të presim që një LaCivita të na zgjidhë hallet’, Beleri kundër Berishës

“Ne si minoritarë dhe ortodoksë kemi Shën Kozmanë, tek i cili besojmë shumë. Ne themi se edhe Shën Kozmai të ishte përballë regjimit të...

Franca si vatër revoltash, Kriza e Majit 1968 dhe shpërthimi studentor

Nga Leonard Veizi Ata janë popull revoltash dhe epërsia e tyre për ndryshim në terren ka sjellë reagime të forta në kontinentin e vjetët. Por...

Spahiu: Humbja e thellë e PD në diasporë, rrëzon çdo akuzë për manipulime në Shqipëri!

Juristi Kreshnik Spahiu rrëzoi pretendimet e PD-së për manipulim apo vjedhje votash, duke u shprehur se është e vetmja parti që konteston. Ai argumentoi se...

Lajme të tjera

Web TV