Rama ndan videon: Samiti i Vilnius i gjen aleatët e NATO-s më të fortë e më të vendosur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 11 dhe 12 korrik, udhëheqësit e shteteve anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) do të takohen në Vilnius të Lituanisë. Ata pritet t’i adresojnë sfidat më urgjente për aleancën, për të rritur kapacitetet mbrojtëse dhe parandaluese të NATO-s, si dhe për ta sjellë më afër grupit Ukrainën, sipas aleancës.

Shqipëria si vend anëtar i NATO-s ka dëshmuar përkushtimin dhe seriozitetin e saj, duke u shprehur hapa konkretë në rritjen e kontributit për ruajtjen e paqes dhe sigurisë.

Kryeministri Edi Rama shtoi se Shqipëria është e gatshme të angazhojë trupa shtesë për të forcuar praninë përpara të NATO-s dhe se angazhohet për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes në 2% të PBB-së.

Këtë të martë Rama shkruan se Samiti në Vilnius i gjen aleatët më të fortë dhe më të vendosur për ruajtjen e paqes.

“Dhe me mesazhin e këtij viti të Samitit të Vilnius, Lituani që i gjen aleatët e NATO-s më të fortë e më të vendosur, për të mbrojtur lirinë dhe sigurinë e popujve tanë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka theksuar se vendimet që do merren në samit do ta sjellin Ukrainën më afër NATO-s.

“Vendimet që ne do t’i marrim në Vilnius do ta sjellin Ukrainën më afër NATO-s… forcimi i mbrojtjes së NATO-s do të jetë në krye të agjendës së samitit tonë, po ashtu”, tha Jens Stoltenberg.

Të fundit

Investigimi trondit Gjermaninë, deputetë të AfD u takuan me neonazistët në Zvicër

Sipas një raporti të organizatës mediatike investigative dhe jo fitimprurëse gjermane, Correctiv, deputetë të partisë nacionaliste gjermane, Alternativa për...

Trump i kërkon Gjykatës së Lartë të shtyjë vendimin për ndalimin e TikTok

Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Trump i kërkoi Gjykatës së Lartë të pezullojë një ndalim të diskutueshëm të TikTok, që do të hyjë në...

U arrestua pak ditë më parë, Florian Marku fiton lirinë në Gjermani!

Boksieri Florian Marku ka lënë qelinë në Gjermani, ku u arrestua pak ditë më parë për shkak të një dënimi të pakryer në Greqi. Historia...

28 Dhjetor 1908/ Tërmeti godet Siçilinë, mbeten mbi 100 mijë njerëz të vdekur

Në agimin e datës 28 dhjetor, tërmeti më shkatërrues në historinë e regjistruar evropiane, godet Ngushticën e Mesinës në Italinë jugore, duke i rrafshuar...

Çmimet e festave, a po abuzojnë tregtarët?

Rritja e çmimeve për festat e fundvitit është tashmë traditë. Familjet shtojnë ndjeshëm shpenzimet për tryezën e festave dhe kjo çon në shtrenjtim të...

Lajme të tjera

Web TV