Mbyllja e kufijve nga koronavirusi, MEPJ: Aplikoni zgjatjen e qëndrimit pa skaduar 90 ditëshi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë ka bërë një njoftim të rëndësishëm sa i përket shtetasve që kanë ‘ngecur’ në Suedi dhe Slloveni për shkak të mbylljes së kufijve nga Shqipëria dhe nga BE prej koronavirusi.

Për të gjithë shqiptarët që kanë ngelur në Suedi, MEPJ shpjegon se çdo person duhet që të aplikojë  për zgjatje të afatit të qëndrimit, por pa skaduar afati 90 ditor aktual.

Ndërsa për ata që ndodhen në Slloveni nuk do të llogaritet brenda 90 ditëshit të qëndrimit që paracaktohet në rregullat e zonës Shengen

Njoftimi i Ministrisë së Punëve të jashtme:

‼️Njoftim për qytetarët shqiptarë që ndodhen në Suedi dhe në Slloveni

?Të gjithë personat që janë në gjëndje të provojnë se nuk kanë pasur mundësi të lenë Suedinë për shkak të anullimit të fluturimit, ose shkaqe të tjera, mund të aplikojnë për zgjatje afatit të qëndrimit, me kusht që ky afat të mos i kalojë 90 ditët.

?Nëse qëndrimi në zonën Schengen do t’i kalojë 90 ditët, duhet të aplikojnë për një VIZË Vizitori.

❗️Aplikimi duhet të kryhet para se të skadojë afati i qëndrimit të deritanishëm.

? Aplikimi bëhet duke ndjekur udhezimet në linkun e mëposhtëm të Portalit Diplomatik;

https://www.government.se/…/ministry-fo…/diplomatic-portal/​

? Njoftojmë të gjithë qytetarët shqiptarë të cilët ndodhen në Slloveni, se koha e qëndrimit të tyre në këtë vend, në këtë situatë të jashtëzakonshme, nuk do të llogaritet brenda 90 ditëshit të qëndrimit të lejuar në zonën Schengen.

Bashkë kundër këtij armiku ?, do t’ja dalim!/Fjala.al/

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV