VIDEO/ Covid-19, Yuri Kim mesazh falendererues për stafin e mjekësisë e policinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, ka falenderuar të gjithë mjekët, infermierët, policët, që në këto ditë të vështira të koronavirusit ndodhen në vijën e parë të përballjes me rrezikun.

Me anë të një video-mesazhi të publikuar  faqen zyrtare të “Facebook-ut” të ambasadës së SHBA, Kim thekson se ata mishërojnë çdo gjë që bota adhuron te Shqipëria dhe populli shqiptar, kurajo, besnikëri dhe këmbëngulje.

“Ndërsa bashkojmë forcat tona për të luftuar koronavirusin, doja të merrja disa çaste për të falënderuar, në emër të të gjithë ambasadës së SHBA, të gjithë doktorët, infermierët, policët, vullnetarët, sanitarët, të gjithë ata që kanë bërë përpara për t’u siguruar që të gjithë ne të jemi të sigurt dhe që shërbimet jetësore të vazhdojnë. Faleminderit shumë për sakrificën tuaj. Ju mishëroni çdo gjë që e gjithë bota adhuron te Shqipëria dhe populli shqiptar, kurajo, besnikëri dhe këmbëngulje, pavarësisht rrethanave. Falë sakrificës tuaj, ne do t’ia dalim së bashku! Faleminderit shumë, faleminderit nga zemra”,-shprehet Yuri Kim./Fjala.al/

Të fundit

Video/ Karkaleci i afrohet te qafa, Jennifer Lopez bëhet virale në rrjet me reagimin!

Një moment i papritur gjatë koncertit të Jennifer Lopez në Almaty tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve dhe u bë...

Fotot e projektit, si do të jetë Akademia e Forcave të Armatosura të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të hënë foto të projektit për Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Ai thotë se ky projekt vjen...

Surpriza emocionuese e Arbanës për babain në dasmën e vëllait, lë të gjithë pa fjalë

Familja e moderatores së njohur Arbana Osmani ka përjetuar një ditë të paharrueshme, e mbushur me gëzim dhe emocione, në dasmën e vëllait të...

374,8 milionë lekë për të transformuar hyrjen Shirokë–Shkodër, FSZH hap tenderin

Fondi Shqiptar i Zhvillimit shpalli sot tenderin për projektin e ndërhyrjeve në bregun perëndimor të lumit Buna, që do të transformojë dhe rikualifikojë zonën...

Ishte duke notuar, humb jetën pushuesi në Divjakë

Një pushues në Divjakë ka humbur jetën duke notuar në det. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30. Viktima është 70-vjeçari Vangjel Thomai nga Lushnja. Dyshohet që i ndjeri...

Lajme të tjera

Web TV