e-Albania: 30 mijë raporte mjekësore çdo muaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Raportet elektronike mjekësore, të cilat që prej më shumë se një viti merren në hapësirën “Dokumentet e mia” në portalin e-Albania, e kanë lehtësuar ndjeshëm marrëdhënien mes pacientëve, mjekëve dhe punëdhënësve, si dhe kanë krijuar një standard të ri, modern dhe transparent të shkëmbimit të shpejtë e të saktë, të informacionit të domosdoshëm mes tyre. Shifrat flasin qartë për këtë.

Janë 373,517 raporte mjekësore elektronike ose rreth 30 mijë, mesatarisht, në muaj, të shpërndara në rang vendi, që prej marsi i vitit 2022 kur ky shërbim nisi së pari me ”Raportin për paaftësi në punë për sëmundje të përgjithshme që paguhen nga punëdhënësi” , për të vijuar më pas me ofrimin e të tjera raporteve siç janë “Raportet për leje barrëlindje”, “Raportet për kompensim në rast sëmundjeje ose shtatzënie kur ndryshon vendi i punës”, “Raport për paaftësi të përkohshme në punë, për aksidente në punë dhe sëmundje profesionale” , “Raport mjekësor për sëmundje që trajtohen nga komisioni mjekësor dhe mbulohen nga sigurimet shoqërore”, “Raport mjekësor për sëmundje që trajtohet nga institucionet me shtretët”, “Raport mjekësor për nxënësit dhe studentët” e “Vërtetimi i aftë për punë”.

Portofoli i këtyre shërbimeve nuk përfundon këtu. Listës së e-raporteve që mund të merren në rubrikën “Dokumentet e mia” në portalin e-Albania i është shtuar edhe raporti për prindërit që kujdesen për fëmijë të sëmurë deri në moshën 14 vjeç dhe që janë në marrëdhënie pune dhe paguhen nga punëdhënësi për ditët e qëndrimit në shtëpi.

Pas vlerësimit të gjendjes së pacientit dhe kohën e nevojshme të shkëputjes nga puna deri në rikuperimin e plotë, mjeku lëshon raportin elektronik të nënshkruar elektronikisht, i cili mbërrin menjëherë në llogaritë e punëdhënësit dhe punëmarrësit në portalin e-Albania.

Lexo edhe :  Studimi: Një në gjashtë fëmijë do të jetë obezë brenda 2050

Gjithashtu, mjeku pajis pacientin me kodin unik të raportit, i cili vjen edhe si njoftim në SMS, përmes së cilit mund të shihet në çdo kohë  sistemit ”Kontrollo.eraporte.gov.al”.

Sistemi elektronik i raporteve mjekësore bën të mundur menaxhimin e dokumentacionit dhe krijon një arkiv digjital të sigurt. Pacientët, tashmë, kanë akses në historikun virtual mjekësor të periudhave të paaftësisë për punë dhe diagnozave të dhëna nga mjeku per cdo raport, por edhe punëdhënësve u krijohen avantazhe në përdorimin efikas të informacionit për të punësuarit, qoftë në institucione publike ashtu edhe në ato private.

Të fundit

Grevë e papritur në aeroportet e Gjermanisë, anulohen qindra fluturime

Pa njoftim paraprak, sindikata ver.di u bëri thirrje shërbimeve në aeroportin e Hamburgut që të hyjnë në grevëtë menjëhershme...

Më i votuari në Primaret e PD, Nallbati: Nuk e prisja! S’e bëj dot servilin me Berishën

Bledjon Nallbati është shprehur se nuk e priste të ishte emri më i votuari në listën e Primarëve të personave që kanë shprehur interes...

Artizania zadrimore/ Dada Vida mban gjallë traditën prej 50 vitesh

Ky kostum që mbaj veshur ka më shumë se 100 vjet, është kostumi tradicional i zonës së Zadrimës, ku, mes vështirësive, është ruajtur dhe...

Bombardimet ruse, Zelensky: Sulme të ndyra dhe çnjerëzore

Volodymyr Zelensky ka falënderuar aleatët e Ukrainës për dënimin e sulmeve ruse pas një prej ditëve më vdekjeprurëse për civilët në vendin e tij...

Harroni edhe gjërat më të vogla? Ja disa mënyra për të përmirësuar kujtesën

Sa herë e keni kapur veten duke folur për diçka dhe pas një kohe e keni harruar atë? Apo të hysh në një dhomë...

Lajme të tjera

Web TV