Bizneset shqiptarë “vuajnë” më shumë në rajon, për të gjetur punonjës të IT

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Emigracioni i lartë që ka prekur forcën e specializuar të punës po i ndikon dukshëm bizneset shqiptare. prej profesionistëve që po largohen kryesojnë ata të teknologjisë së informacionit, që mund të gjejnë lehtësisht punë në çdo vend tjetër të Europës, duke përfituar dhe nga kërkesa e lartë dhe lloji i profesionit që i tejkalon barrierat e gjuhës dhe kulturës së një vendi.

Eurostat bëri të ditur se 67.8% e ndërmarrjeve shqiptare që kanë rekrutuar ose janë përpjekur të rekrutojnë specialistët e specialistët e teknologjisë së informacionit (ICT) kanë pasur vështirësi në plotësimin e vendeve të punës për ICT.

Kjo përqindje është me larta në rajon, mbi mesataren e BE-së prej 62.8% dhe e nënta më e larta në Europë.

Në rajon, shtetet që kanë më pak vështirësi të gjejnë fuqi punëtore në ICT janë Serbia (53.9%) dhe Mali i Zi (41.6%). Të dy këto shtete kanë dhe pagat më të larta për këto profesione në rajon.

Sidomos Serbia e ka zhvilluar dukshëm teknologjinë e informacionit vitet e fundit, duke ofruar paga mesatare rreth 2200 -3000 euro/muaj.
https://www.monitor.al/gara-e-humbur-pse-shqiperia-ka-pagat-me-te-uleta-ne-rajon-ne-it-arsim-shendetesi-sherbime-bujqesi-financa-e-biznes/
https://www.monitor.al/modeli-i-it-ne-serbi-si-u-arrit-nje-page-mesatare-3-mije-euro-muaj/

Europa, Estonia ka më pak probleme për gjetjen e specialistëve të ICT-së

Sipas Eurostat, vitin e kaluar, pothuajse 1 në 10 (9.5%) ndërmarrje në BE, raportuan se në vitin 2021 rekrutuan, ose po përpiqeshin të rekrutonin specialistë të TIK-ut dhe 62.8% e këtyre ndërmarrjeve, kishin vështirësi në plotësimin e këtyre vendeve të lira.

Kur merret parasysh madhësia e ndërmarrjes, përqindja e ndërmarrjeve, që rekrutuan ose u përpoqën të rekrutonin, por u përballën me vështirësi, ishte dukshëm më e lartë në mesin e ndërmarrjeve të mëdha (72,2%). Megjithatë, përqindjet ishin gjithashtu të larta, midis ndërmarrjeve të mesme (63,7%) dhe ndërmarrjeve të vogla (59,9%).

Lexo edhe :  Bonusi i pranverës/ Përfitojnë mbi 730 mijë pensionistë me shpërblim 5-10 mijë lekë

Midis anëtarëve të BE-së, në Slloveni (78.0%), Çeki (77.0%) dhe Gjermani (76.6%), mbi tre të katërtat e ndërmarrjeve, që rekrutuan ose u përpoqën të rekrutonin specialistë TIK, kishin vështirësi në plotësimin e vendeve të lira të TIK-ut. Luksemburgu (70,9%) dhe Holanda (70,4%) renditen në vazhdim, me një pjesë të konsiderueshme të bizneseve, që përballeshin me të njëjtat vështirësi.

Përqindjet më të ulëta u regjistruan në Spanjë (32,8%), Bullgari (46,0%), Poloni (46,5%), Sllovaki (51,4%) dhe Qipro (54,5%). Vështirësitë, që hasën ndërmarrjet gjatë përpjekjes për të rekrutuar specialistë të TIK-ut, ishin mungesa e aplikimeve, mungesa e kualifikimeve dhe përvojës përkatëse dhe pritshmëritë e larta për paga.

Burimi: Institutet statistikore të Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Bosnjës; përpunime të Monitor

Të fundit

Paralajmërimi i avokatit: Ja kur lirohet Ilir Meta nga qelia

Avokati Edmond Petraj thotë se nëse Ilir Meta fiton mandatin e deputetit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, avokatët...

FOTO/ Publikohen momentet e fundit të Eglit brenda ‘BBVA’, pranë i qëndron Gjesti

Egli Tako ka përfunduar rrugëtimin e saj në ‘Big Brother VIP Albania’ për shkak të gjendjes shëndetësore. Pak minuta me parë faqja zyrtare e ‘Big...

Ditët me diell marrin fund! Meteorologia: Ja kur nisin reshjet e shiut…

Meteorologia Tanja Porja ka zbuluar në emisionin ‘Dita Jonë’ në A2 CNN se si do të jenë kushtet e motit gjatë ditëve në vijim. Porja...

Do të lundrojnë në para/ Shenjat e horoskopit të favorizuara financiarisht në muajin mars

Financat janë një çështje e madhe për të gjithë tani, por tre shenjat e horoskopit që tërheqin bollëkun financiar gjatë marsit 2025 mund të...

Para ose pas zgjedhjeve, në fund prapë do shkojmë për Pazar!

Nga Ben Andoni Nuk ka vit më strapacues për shqiptarët e zakonshëm sesa kur mbahen zgjedhjet e përgjithshme, ashtu si njësoj pothuaj ngjet edhe me...

Lajme të tjera

Web TV