Covid-19/“Mund të kalojë pas 4 muajsh, por do rikthehet sërish”, mjeku: Më besoni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku Pëllumb Pipero ka thënë se koronavirusi mund të kalojë pas 4 muajsh por përsëri thotë ai është një hamendësim pasi COVID- 19 ka shumë të panjohura.

Nga studio e rubrikës “Opinion” në “Neës 24”, Pipero ka shtuar se këshillat dhe masat duhet të dëgjohen sot pasi nesër do të jetë shumë vonë dhe Shqipëria në përmasa mund të jetë edhe më keq se Italia.

Po ashtu mjeku thotë se nëse të moshuarit duan të gëzojnë nipërit dhe mbësat atëhere edhe të rinjtë duhet që sot të zbatojnë rregullat sepse nesër do të jetë shumë vonë.

”Faleminderi të gjithë qytetarëve shqiptarë që na kanë mirëkuptuar dhe kam një qortim shumë të madh për ata që nukna kanëdëgjuar dhe nuk po na dëgjojnë.

Shumë e rëndësishme ta kuptojnë sot, nesër vonë. Nipërit dhe mbesat nuk do të gëzojnë sot gjyshërit. Nëse duan të gëzojnë nipërit dhe mbesat atëhere të respektojnë këshillat.

Kam të njëjtat informafione dhe në Itali, nuk i besojnë atyre që shohin në TV. Nuk është lojë, është luftë e vërtetë. Pandemi e cila ka shumë të panjohura. Askush nuk e kupton dot. Ka hsumë të panjohura, kudo në Europë dhe në botë është vetëm fillimi.

Kur më thanë që doli rasti i fundit në Kinë nga spitali thashë duhet kohë që të shihet.

Unë them në 4 muaj do të kalojë. Ne ende nuk e dimë çdo të ndodhë përtej kësaj pandemie. Ky virus mund të rikthehet prap pas një viti apo pas dy vitesh me ndryshime, me mutacione.

Ende nuk kemi asnjë vaksinë apo mjekim antiviral. Sa kohë nuk kemi këto jemi para të panjohurve. Vaksina dhe medikamenti, e vetma armë që kemi është kujdesi. Kujdesi është më i rëndësishmi. E para nuk sëmuren ata, e dyta nuk sëmuren  të tjerët, e treta ka më pak numra të atyre që na vijnë në psital. Shtimi I rasteve në Itali tejkalon çdo masë, kapacitet të mundshëm mjekësor. Ky eklipson mjekësinë dhe ekonominë.

Lexo edhe :  “Travel and Tour”: Projekti i Kushner do të kthejë Sazanin në një vendpushim të shkëlqyer

Ju lutem mes jush, nëse qëndrojnë në shtëpi atëhere do e kalojnë mirë këtë situatë. Por nëse jo atëhere përmasat mund të jenë më të mëdha se në Itali pasi ne nuk jemi 60 milion. Do ishte mirë të ishte bërë dje por më mirë të behet sot. Nga sot e tutje them më mirë sot dhe jemi në kohë për të reduktuar numrat.

Unë besoj që këto masa, kjo është lexoni apo thoni praktikisht në këto masa kjo fashë ka brenda dhe distancën. Moslejimin e grumbullimit, pra të mos afrohen mme njëri- tjetrin. Kjo fashë ka shumë detajime të mëtejshme.”- tha mjeku Pipero.

Të fundit

U bllokua nga serbët, rihapet rruga në pikën kufitare në Merdarë

Rruga në pikën kufitare Merdarë është rihapur për qarkullim, pas përfundimit të bllokadës së përkohshme nga qytetarët në territorin...

Ka një arsye pse në Shqipëri nuk ndodh rrotacioni politik

YLLI PATA Vijimi i kësaj status quo-je politike në vend, në vend që ta pasurojë debatin politik, diskutimin pluralist, e ka pëqëndruar dhe polarizuar...

Djali i Ancelotti zbulon objektivin: “Fillimisht Brazili, por më pas…”

Davide Ancelotti, i biri i Carlo Ancelotti, ka vendosur të ndjekë babain edhe në pankinën e Brazilit, pasi mbeti pa alternativa për të qenë...

Gazetarja ulet në gjunjë për të intervistuar Ramën, Kryeministri: Çunat, në riedukim

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shkup për samitin e liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor. Para nisjes së punimeve, Rama ka ndaluar për...

Lajmi i fundit: Serbët bllokojnë rrugën drejt kufirit në Merdare

Autoritetet serbe kanë bllokuar pikë kalimin kufitar në Merdare nga ana e Serbisë, që nga ora 18:00, ku edhe është pamundësuar kalimi i lirë. Me...

Lajme të tjera

Web TV