MOST WANTED/ Artan Hoxha publikon FOTON: Ja ku po e ‘shijon’ arratinë Arben Ahmetaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka nxjerrë një tjetër foto të ish.zv-kryeministrit Arben Ahmetaj. Në rrjetet e tij sociale ka postuar foton e Ahmetaj duke konsumuar një kafe, në një ambient që Hoxha thotë se është një aeroport. Sipas tij, deputeti socialist nuk ka ikur shumë larg nga Shqipëria, madje as nuk e ka kaluar Mesdheun.

“Nga e hena ne mbremje, per 48 ore rresht, eshte thene se, Ahmetaj ka shkuar me strehim nga Kanadaja ku i pulsoka telefoni, ne Venezuela, Uruguaji, disa arqipelage ekzotike ne Ameriken Latine, Dubai, Maroku, Ishujt Maldive, Bali, e deri ne Japoni. Ne fakt, njeriu me i kerkuar ne Shqiperi, qe ka trazuar te gjithe eliten politike dhe opinion publik ne vend, rezulton te jete shume me afer. Nuk e ka kaluar oqeanin, as ate Atlantik per ne hemisferen perendimore, as oqeanin Indian, per ne Lindjen e Larget… Madje nuk e ka kaluar as detin Mesdhe…,”-shkruan Hoxha.

POSTIMI I PLOTË:

Arben Ahmetaj shfaqet ne nje tjeter aeroport…

Mbani frymen njerez… Gjuetia per njeriun me te kerkuar ne Shqiperi, po vazhdon cep me cep te planetit… Te henen paradite, menjehere sapo publikova lajmin se: “Ata” lart, kerkuan arrestimin e ish-numrit 2 te qeverise shqiptare, pasi u siguruan se ai e kishte kaluar kufirin shtetror shendoshe e mire,…. makineria e rende e prapagandes, u hodh ne veprim. Specialiste dhe eksperte u shfaqen ne mediat kombetare, duke kembengulur 100%, se lajmet per largimin e Ahmetajt ishin te paverteta.
Madje informonin opinionin publik me “bindje te plote”, se e kishin te konfirmuar nga “dy burime” te sigurta, qe Arben Ahmetaj nuk e kishte kaluar kufirin shteteror. Pak me vone, ne mediat informative u shfaq nje lajm i dyte, qe vazhdonte te njejten linje. Informacioni per largimin e Ahmetajt, para se SPAK t’i niste kerkesen per lejimin e arrestimit te tij, parlamentit te Shqiperise, nuk ishte i vertete. Kete gje e kishin te konfirmuar nga avokatet e ish-zv/kryeministrit. Diku nga mbremja, doli varianti tjeter. Sipas versionit te ri, “Ahmetaj nuk mund te largohej, pasi kishte vendosur te perballej fort me drejtesine e re dhe kundershtaret e tij”.. Ne fakt Ahmetaj, tashme e ka kuptuar qarte ke ka kunder dhe se e duan me patjeter, brenda qelise burgut per te qene te sigurte se ai nuk do t’u hape telashe. Sigurisht, kur publikova lajmin per largimin e Ahmetajt, nuk e kisha te konfirmuar as nga “dy burime” te shterura nga vapa e meskorrikut, as nga “çezma” te mbushura nga “uji i patronazhisteve”.

Lexo edhe :  Shpenzime të ulëta për festa, shumica më pak se 100 euro

Te henen ne mbremje, publikova fotot-prove, ku Arben Ahmetaj, shfaqej mesditen e te premtes se 7 korrikut 2023, duke kaluar ne piken e kalimit kufitar me Greqine, ne Kakavije. Ahmetaj, u fotografua ndersa kishte zbritur nga automjeti i tij dhe po vuloste pasaporten shqiptare te policet greke te kufirit. Njeriu me i kerkuar ne Shqiperi, po udhetonte i vetem drejt nje vendi te BE-se, i veshur sportiv, me atlete te kuqe, pantallona te shkurtra dhe bluze verore.

Qe nga ajo dite, vendodhja e Ahmetajt u kthye ne nje çeshtje me te madhe se vete çeshtja e madhe ne hetim te tij.

Nga e hena ne mbremje, per 48 ore rresht, eshte thene se, Ahmetaj ka shkuar me strehim nga Kanadaja ku i pulsoka telefoni, ne Venezuela, Uruguaji, disa arqipelage ekzotike ne Ameriken Latine, Dubai, Maroku, Ishujt Maldive, Bali, e deri ne Japoni. Ne fakt, njeriu me i kerkuar ne Shqiperi, qe ka trazuar te gjithe eliten politike dhe opinion publik ne vend, rezulton te jete shume me afer. Nuk e ka kaluar oqeanin, as ate Atlantik per ne hemisferen perendimore, as oqeanin Indian, per ne Lindjen e Larget… Madje nuk e ka kaluar as detin Mesdhe…

Me poshte, ne foto, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj, duke shijuar kafen, ndersa eshte tranzit ne njerin nga aeroportet e BE-se.

Meqenese eshte aeroport shume i rrahur nga shqiptaret, besoj ndonje nga specialistet apo ekspertet e fushes, te angazhuar fuqimisht keto dite, mund te me ndihmoje per cilin aeroport behet fjale, deri sa une ta “konfirmoje nga dy burime” serioze…
E sigurt se fotot nuk jane realizuar nga satelitet Albania 1 dhe Albania 2, te qeverise Shqiptare…

Të fundit

Një lajm i keq për botën, zbuloni parashikimet e “The Simpsons” për 2025

Në vitin 2000, u transmetua episodi i sezonit të 11-të “Bart to the Future”, i cili i referohej në...

Sondazhi në Shqipëri: 75% e të rinjve 14-28 vjeç nuk janë në një marrëdhënie romantike

Revolucioni digjital gjithnjë i bën gjithnjë e më shumë gjeneratat e reja jo sociale. Shumica e të rinjve aktualisht nuk preferojnë të jenë në...

Fluksi i vizitorëve në juglindje, trafik i rënduar në Elbasan, radhë mbi 6 km dhe vonesa

Trafiku i rënduar vijon të krijojë probleme në aksin Elbasan-Metalurgjik, ku automjetet janë bllokuar në radhë për më shumë se 6 kilometra. E njëjta situatë...

Vendet më të mira evropiane për të investuar në prona në vitin 2025

Investimi në pronë nuk ka qenë kurrë kaq i nxehtë në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, ku Lituania dhe Hungaria po ofrojnë kthimin...

Artan Fuga tallet me Berishën: Ja pse Basha ka të drejtë…

Akademiku Artan Fuga nëpërmjet një shënimi të shkurtër në profilin e tij në rrjetin social facebook, duket se është tallur me qëndrimin aktual të...

Lajme të tjera

Web TV