“Opozita luan me dy standarte”/ Gogu: Ja pse po shkakton rrëmujë në Parlament

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i PS-së, Toni Gogu ka hedhur akuza ndaj opozitës për bllokimin e foltores dhe tensionet e shkaktuara gjatë ditës së sotme në Kuvend.

Gogu tha se e gjithë rrëmuja ka në prapaskenë zgjedhjet e 14 majit. Kjo pasi, sipas tij, opozita luan me dy standarte.

Deputeti deklaroi se më 6 mars opozita i cilësoi zgjedhjet e drejta pasi fituan një bashki, ndërkohë zgjedhjet e 14 Majit i cilëson të vjedhura sepse patën rezultat katastrofik.

“Tani ka vetëm një arsye për këtë skenë të pahijshme dhe arsyeja është zgjedhjet. Ky zotëria që sot po bërtet (Bardhi) me shumë të drejtë kur ishte kryetar i statueve dhe mandatit të PD e mori dhe e lexoi siç donte vetë.

Sot i thotë kryetares së kuvendit si zbaton rregulloren. Këta duan të prishin procesin se e dinë se çfarë po vjen nga pas. Ajo rregullore i jep deputetëve dy javë kohë, sepse nesër do të vijë kërkesa për ty Bardhi dhe ti do proces të rregullt ligjor.

Do vij për padrinon politik. Sepse ai zbatonte urdhrat e prokurorit të përgjithshëm kur ishte në detyrë.

Këta sot kanë standard të dyfishtë që i bën me turp, më 6 mars këta thanë se që ishin zgjedhjet e drejta sepse fituan një bashki, ndërkohë më 14 maj këta thonë që procesi është i blerë nga ky dhe ai shkojnë nëpër dynja dhe gjejnë blerës votash. Ndërkohë e gjithë Rrogozhina flet sot që e mban e-Albania me qira dhe merret me ne që sapo kemi futur këmbët në parlament i bën bashkë. Lëreni ligjin të jetë i barabartë dhe mos shkelni rregulloren e kuvendin”, theksoi Gogu.

Të fundit

Bypass-i i Vlorës/ Rama ndan pamjet: Bukur dhe pastër (VIDEO)

Bypass-i i Vlorës është një segment kyç për turizmin bregdetar, sidomos gjatë sezonit turistik redukton mbipopullimin e trafikut në qytetin...

“Turizmi rritet, por gjithnjë e më shumë dyer biznesesh po mbyllen!”

Deputetja demokrate Jorida Tabaku në një postim në rrjetet sociale, shprehet  se turizmi në Shqipëri po rritet me shumë turistë të huaj që vijnë...

Më i dhunshmi në 40 vjet, tërmet i fortë në Campi Flegrei

Një tërmet i fortë me magnitudë 4.6, u ndje në Napoli dhe në zonën e Campi Flegrei në orën 12:47. Mediat italiane bëjnë të...

Berisha: Nga 54 vite punë, bashkë me gruan kam vetëm një apartament 40 metra katror

Sali Berisha ka reaguar pasi GJKKO vendosi që të shtyjë seancën e parë për çështjen “Partizani”. Ai thotë se gjyqi ndaj tij është politik, pasi...

I gjithë Shteti tek Onkologjiku!

Alba Malltezi Është kaq e rëndë që në vite e vite gazetari, kur nëna të sëmura me kancer gjiri trokisnin në redaksi për të kërkuar...

Lajme të tjera

Web TV