Shqipëria në BE në 2030? Gjipali: Objektiv i arritshëm, kemi bërë progres

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Parlamenti Evropian, me 536 vota pro, 54 kundër dhe 32 vota abstenim, miratoi dje raportin për Shqipërinë. Me këtë dritë jeshile, eurodeputetët mirëpresin angazhimin e Tiranës në krah të Bashkimit Evropian.

Raportuesja për vendin tonë, Isabel Santos, deklaroi se me këto ritme Shqipëria do të përmbyllë procesin e anëtarësimit në kohë rekord.

Drejtori ekzekutiv i Lëvizjes Evropiane në Shqipëri, Gledis Gjipali thotë se ky është një lajm i mirë për vendin tonë në rrugën drejt anëtarësimit. Ai theksoi se anëtarësimi i plotë i Shqipërisë deri në vitin 2030 është një proces i arritshëm.

“Mendoj se është një objektiv i arritshëm, por është e rëndësishme që për herë të parë kemi diskutimin për një datë, pavarësisht se vjen nga Parlamenti Evropian, i cili nuk mund të caktojë data, por politikisht është një vendim i rëndësishëm që shtyn përpara procesin.

Mund të duket e largët, por ne ke mi mbi 20 vjet në procesin e për integrimin evropian, shtatë vitet e ardhshme nuk janë aq shumë  brenda diapazonin 30-vjeçar, që në jemi në angazhim me BE. Mendoj se është lajm pozitiv nxitja që Parlamenti bën për të përcaktuar një datë se kur Shqipëria mund të anëtarësohet në BE.”, tha ai.

Gjipali shtoi në ABC News se gjatë ditëve të ardhshme Komisioni Evropian do të përcaktojë hapat që duhet të plotësojë Shqipëria për të vijuar punën, për përmbylljen e detyrimeve për anëtarësim në BE.

“Hapi i radhës është hapja e negociatave për grupimin e parë, të çështjeve themelore që nis të gjithë procesin e negociatave dhe për të hapur këtë janë disa kushte, që do të paraqiten  në ditët në vijon nga Komisioni Evropian, ku do të përcaktojë hapet që Shqipëria do të ndërmarrë me qëllim nisjen e negociatave. Do ishte lajm pozitiv që Shqipëria ta niste brenda këtij viti këtë proces”,  tha ai.

Lexo edhe :  Reshjet e shiut në Durrës/ Ministria e Mbrojtjes: Grupet e punës në terren

Sipas tij, Shqipëria gjatë viteve të fundit ka pasur ecuri pozitive në rrugën evropiane dhe këtë e dëshmojnë vlerësimet e bëra nga vetë Komisioni Evropian.

“Në vitet e fundit është treguar ecuri shumë pozitive në proces dhe kjo vërehet tek vlerësimi që i ka bërë Komisioni Evropian i ka bërë Shqipërisë.

Në muajt në vijim do të qartësohet se cilat janë ato kushte paraprake që vendi duhet të plotësojë për të ecur më shpejt dhe për të nisur kapituj me radhë të negociatave”, theksoi ai.

Të fundit

Pasojat janë të rënda, Kanadaja hakmerret pas vendimit të Trump për tarifat

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka vënë në jetë premtimin e tij për vendosjen e tarifave të gjera për...

Netanjahu niset në Uashington: Trump mund të riformojë Lindjen e Mesme

Kryeministri izraelit Netanyahu u nis sot për në Uashington, ku do të takohet me presidentin amerikan Donald Trump në Uashington, DC të martën. Lajmi...

G Bani i shpreh pëlqimin, Danja: Këtë situatë mbaje ti mbi supe…

G Bani ka shprehur pëlqim për Danjën, situatë e cila u diskutua këtë mbrëmje. I pyetur gjatë Primes, banori ka pranuar se ka krijuar...

Ekzekutoi të birin me thikë, arrestohet babai në Tiranë, zbardhet dinamika e ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë. Një 37-vjeçar i identifikuar si Asim Gjoni është goditur për vdekje me thikë...

Lot dhe emocione, Livia sheh babanë për herë të parë pas 22 vitesh

Livia ka përlotur me rrëfimin emocionues dhe më pas takimin e parë me të atin, plot 22 vite pasi dyshja nuk kishin pasur asnjëlloj...

Lajme të tjera

Web TV