Naftës i largohet bordi, por nuk hiqen tre taksat e koncesioneve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas rritjes së ndjeshme të çmimit të karburanteve në fillim të muajit mars, kur nafta arriti deri në 260 lekë për litër, nga 192 lekë, që ishte në fund të shkurtit, me një shtrenjtim prej rreth 35%, për stabilizimin e tyre, qeveria ndërhyri me ngritjen e Bordit të Transparencës.

Bordi u shfuqizua më 7 qershor, ku rezulton që edhe disa javë pas shfuqizimit të tij në treg, çmimet kanë mbetur të pandryshuara. Rënia e çmimit ka ndikuar në shtimin e konsumit. Importet e karburanteve në periudhën janar-maj 2023, sipas të dhënave të MFE kanë shënuar rritje rreth 7% krahasuar me të njëjtën periudhë paraardhëse.

Shoqata e Hidrokarbureve thekson se niveli aktual i çmimeve është minimal. Sipas tyre, janë taksat ato që ndikojnë te çmimet e karburanteve. Me çmimin aktual të karburantit, 120 lekë nga totali i çmimit, apo 70% të tyre, zënë taksat sipas Shoqatës së Hidrokarbureve.

Në Shqipëri, nafta është e ngarkuar me 5 taksa shtetërore, si: akciza, taksa e qarkullimit, taksë karboni, TVSH dhe taksë rilicencimi dhe 3 taksa që paguhen nëpërmjet koncesioneve, si taksa për markimin, skanimin dhe pompat. Nga tre taksat koncesionare, nafta ngarkohet në çmim me 4,6 lekë për litër, sipas Shoqatës së Hidrokarbureve.

“Habitem se si disa teoricienë bëjnë sikur shqetësohen për çmimet e naftës dhe nuk e ngrenë zërin për heqjen e taksave që janë pa vlerë dhe ka përfitime veç për atë që i vjel, si markimi, skanimi dhe kalibrimi. Këto taksa e rrisin çmimin e naftës me 4,6 lekë për litër”, thekson Luigji Aliaj.

Në Maqedoninë e Veriut, taksat direkte mbi naftën janë vetëm akciza dhe TVSH 18%. Produkti i naftës në këtë shtet nuk është i ngarkuar me taksën e qarkullimit dhe të koncesioneve.

Lexo edhe :  Paundi britanik nuk del nga ‘gremina’/ Kursi i këmbimit, 29 korrik 2025

Konkretisht kontrata e koncesionit të markimit jo vetëm që nuk arrin të realizojë kontrollin e cilësisë së naftës dhe të luftojë kontrabandën, rëndon te çmimi aktual i naftës me 1 lekë për litër. Për naftën e markuar është përcaktuar tarifa e 614 lekëve (me TVSH) në nivelin e 1,000 litrave.

Kryetari i Shoqatës së Hidrokarbureve, Luigji Aliaj, pohoi se nëse importuesit nuk do ta paguanin këtë tarifë, çmimi automatikisht i naftës do të ulej 1 lekë për litër.

Ndërsa nga 1 janari, këtyre taksave iu shtua dhe indeksimi i inflacionit, që sipas aktorëve duhet të rishikohet çdo tre muaj. Vetëm nga indeksimi i inflacionit, nafta është shtrenjtuar me rreth 3-4 lekë për litër.

Naftës i largohet bordi, por nuk hiqen tre taksat e koncesioneve, Shoqata e

Të fundit

1980 – Vdes Hitchcock: Mjeshtri që ndryshoi përgjithmonë kinemanë

Më 29 prill 1980, në moshën 80-vjeçare, ndërroi jetë Alfred Hitchcock, një nga regjisorët më të mëdhenj dhe më...

Nuk mjafton që Berisha të japë dorëheqjen. Pyetja është: “a do të ketë garë në PD?”

Edhe nëse Sali Berisha jep dorëheqjen si kryetar i PD, nuk është ndonjë lajm domosdoshmërisht i shkëlqyer për demokratët. Dilema nuk është vetëm dorëheqja...

50 euro për një votë, SPAK mbyll hetimet paraprake për 4 persona

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (Prokuroria e Posaçme), ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të...

‘Cinco’, ‘bisha’, ‘lambo’/ ‘Nofkat’ e grupit kriminal që mbushën Europën me kokainë

Zbardhen detaje nga dosja e grupit të drogës që mbushi me kokainë Europën, i përbërë nga 16 anëtarë të cilët janë identifikuar që të gjithë dhe...

Mbyllja e hetimeve, reagon Meta: S’kam pasur ftesë zyrtare nga SPAK!

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas mbylljes së hetimeve nga SPAK, duke deklaruar se nuk ka marrë asnjë ftesë zyrtare. Ai...

Lajme të tjera

Web TV