Dëshmitë/ Si ra SPAK në gjurmët e vilave të Ahmetajt?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj është zhveshur nga imuniteti i deputetit dhe Prokurorisë së Posaçme iu hap rruga e arrestimit të premten, pasi Kuvendi votoi me 117 vota pro kërkesës së SPAK.

Euronews Albania ka zbardhur dëshmitë të cilat vërtetuan vila e Ahmetajt. Përmes arkitektëve, SPAK zbuloi lidhjen mes vilës në Hamallaj dhe Palasë me kompaninë “Integrated Technology Services”, shoqëri e përfaqësuar nga Klodian Zoto.

Në një komunikimin me “Arkitekten”, ish-bashkëshortja e Ahmetajt kërkon që të mos lëshohen më fatura në emër të kompanisë së Klodian Zotos, por të “Arkitektes”.

Dëshmitë:

Mbaj mend që kam bërë një projekt interior design për Albina Mancka për një vilë të ndodhur në Palasë, rreshti i tretë ose i katërt.

Më duket se ka qene viti 2019 kur me ka kontaktuar Albina për këtë projekt. …Albina për projektin që i përgatita, më ka kontaktuar vetë dhe më ka paguar një vlerë rreth 2500 ose 3000 (tre mijë) euro, nuk më kujtohet saktësisht.

Nuk e mbaj mend se ku kam qenë i punësuar në kohën që kam përgatitur projektin. Mesa me kujtohet, vila për të cilën do të përgatisja projekt idenë, cilësohej si vilë e vogël , ndoshta 170 deri në 180 m2, në filet digitale që më janë vënë në dispozicion nga shoqëria “X” të cilat mi dërgoi me e-mail. Unë kam vajtur fizikisht në Dhërmi, e kam parë vilën, kam qenë vetëm.

Vilën e gjeta pasi kam pasur në dokumentat që më janë vënë në dispozicion nga shoqëria “X” një hartë treguese.

Vila nuk ka pasur nevojë për çelësa sepse ka qenë karabina, në ndërtim e sipër. Shoqëria “X” më ka dërguar në autocad projektin e zbatimit të vilës, por unë kam shkuar përsëri për të verifikuar punën tonë, duke bërë prapë matje fizikisht. Unë projektin e kam bërë bashkë me pjesëtarë e tjerë të zyrës të cilët, në fakt, janë shumë, rreth 15 vetë.

Lexo edhe :  Zgjedhjet e 2025/ Berisha i ankohet Këshillit të Diasporës për qeverinë dhe Sorosin

Arkitektja ka deklaruar se: Ne kemi bërë si zyrë një projekt interior për një vilë të Albinës në Palasë, me sa më kujtohet kemi filluar punimet rreth vitit 2020. Kontaktet në fillim, porositë bëheshin tek “ARKITEKTI” dhe më pas e ndiqja unë në varësi të rastit apo projektit.

Kam shkuar në Palasë dhe e kam parë vilën. Vila mban numrin 74, dhe ndodhet në Palasë, është vilë 2-katëshe ku poshtë është salloni dhe sipër janë 3 dhoma. Më ka çuar në Palasë “Arkitekti” dhe më pas ai është kthyer. Unë Albinën e kam takuar atje, e cila qëndronte me qira në një ambient tjetër.

Sipas SPAK: Nga komunikimi i “Arkitektes” me ish-bashkëshorten e Arben Ahmetajt rezulton se mes tyre janë shkëmbyer shumë fotografi që lidhen me porositjen e disa karrigeve dhe ndriçuesve e disa artikujve elektroshtëpiakë për apartamentin e kthyer në ambient hotelier.

Në datën 20.05.2020 ish-bashkëshortja e Ahmetajt i kërkon “Arkitektes” që të komunikojë me “Financieren” e firmës “X” dhe kjo e fundit të mos lëshojë më faturat në emër të kompanisë “Integrated Technology Services”, (shoqëri e përfaqësuar nga Klodian Zoto) por të lëshohen në emër të “Arkitektes”.

Sa i përket vilës në Hamallaj, Gjiri i Lalzit, sipas SPAK: Nga kontrolli i kryer në zyrën e “Arkitektëve” është gjetur një dokument, projekt për apartamentin që i përkiste prindërve të bashkëjetueses së Arben Ahmetajt.

Ata e kanë blerë në vlerën 130 mijë euro nga “Këshilltari” i Arben Ahmetajt, më pas ja kanë kaluar me kontratë dhurimi vajzës së tyre, bashkëjetueses së Ahmetajt.

Të fundit

Do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025! Kush është ‘Shkodra Elektronike’?

Kënga ‘Zjerm’ e kënduar nga ‘Shkodra Elektronike’ është shpallur fituese e edicionit të 63-të të Festivalit të Këngës dhe...

Kategoritë dhe shuma / Zbardhet akti normativ, shpërblime edhe për administratën

Nuk do të jenë vetëm pensionistët, ata që përfitojnë shpërblim në fundvit, por edhe disa kategori punonjësish që janë pjesë e administratës publike. Qeveria ka...

Drejtoria e Policisë përgënjeshtron Berishën, hedh dritë mbi ngjarjet e protestës

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë Policia e Shtetit përgënjeshtron si tërësisht të pavërtetë deklaratën në media të z. Sali Berisha, ku pretendoi se...

“Thjesht krizë trafiku”, Minxhozi komenton protestën e opozitës: Pjesëmarrja e Berishës…

Analisti Skënder Minxhozi, duke komentuar protestën bllokuese të opozitës, thotë se është një krizë trafiku dhe jo politike. Në një intervistë për një emision...

Bllokim rrugësh apo hapje shtigjesh…

Nga Lutfi Dervishi I njëjti skenar: Opozita shpall ditën dhe orën e mosbindjes civile. Bllokohen për tre orë pesë nyje kryesore të qarkullimit në Tiranë....

Lajme të tjera

Web TV