Greqia ‘në luftë’ me flakët/ 81 zjarre në 24 orët e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qindra zjarrfikës po luftojnë me flakët në Greqi për të vënë nën kontroll zjarrin që nisi mesditën e sotme në Kouvara të Atikës dhe po përhapet drejt Anavyssos, Lagonisi dhe Saronida.

Në Saronidë beteja nga ana e zjarrfikësve po zhvillohet oborr më oborr, ndërsa mjetet ajrore do të vijojnë të funksionojnë deri në orën 21:00. Njëkohësisht, sipas ankesave të banorëve, ka pasur ndërprerje të furnizimit me ujë në Panorama Saronidas, për pasojë makinat e zjarrfikësve kanë mbetur pa ujë.

“Shtëpitë po digjen”, tha fillimisht për ERT-në Dimitris Loukas, kryebashkiaku i Lavreotiki-s, duke theksuar se fronti i zjarrit që nisi nga Kouvaras është mbi 4 kilometra.

Në zonë operojnë 210 zjarrfikës me 68 automjete, 10 njësi këmbësore, 31 zjarrfikës rumunë me 2 automjete uji. Po ashtu ndihmojnë 10 avionë dhe 6 helikopterë. Nga ana e Forcave të Armatosura merr pjesë një seksion këmbësorësh prej 20 personash. Njëkohësisht, Roja Bregdetare po patrullon me 4 gomone fryrës dhe dy anije peshkimi.

Janë 81 zjarre pyjore  të ndodhura në 24 orët e fundit në të gjithë vendin. Sipas përditësimit të fundit të emergjencës për zjarret, beteja që po bëhet nga zjarrfikësit është për të parandaluar që zjarri të kalojë Autostradën Kombëtare. Njëkohësisht i drejtohet drejtuesve të mjeteve apel që të shmangin trafikun në Patra-Athinë.

Në lidhje me zjarrin e pyjeve të ndodhur pasdite në Dervenochoria, forcat e zjarrfikësve janë duke u përforcuar vazhdimisht.

Të fundit

Paralajmërimi për reshje intensive, në Vlorë vendosen thasë me rërë

Në Vlorë institucionet janë në gatishmëri për përballimin e situatës. Punonjës të ujësjellës kanalizimeve po qëndrojnë në segmentet dhe...

Premtimi i Berishës: Do e rihapim Tik Tok-un sapo të vijmë në pushtet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se vendimi i parë që do të marrë PD sapo të vijë në pushtet pas 11...

Pak orë nga bllokimi i Tiranës, thirrja e Berishës për qytetarët: Vetëm një alternativë

Në konferencën për shtyp të së hënës, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu kërkoi qytetarëve të Tiranës që t’i bashkohen protestës së pasdites,...

Abuzimi me fondet e SASPAC/ GJKKO rëndon pozitat për ish ministrin Beqaj

GJKKO ka rënduar pozitat e ish ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në lidhje me abuzimet me fondet e SASPAC. Gjyqtarja e seancës paraprake, Flojera Davidhi,...

Italia rifillon në Janar transferimin e emigrantëve në Shqipëri

Italia rifillon në janar transferimin e emigrantëve në Shqipëri. Giorgia Meloni, deklaroi se me vendimin e marrë më 19 dhjetor nga Gjykata e Lartë, kjo...

Lajme të tjera

Web TV