Dyshohet se instaluan softuere spiunimi, SHBA shton dy kompani evropiane në listë të zezë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Departamenti amerikan i Tregtisë i ka shtuar të martën dy kompani vëzhgimi me bazë në Evropë, në listën e saj të zezë, në kuadër të përpjekjeve të administratës së presidentit amerikan, Joe Biden që të luftojë keqpërdorimin e vëzhgimit komercial.

Autoritetet amerikane e kanë shtuar në listë të zezë, Cytrox-in, kompani vëzhgimi me bazë në Hungari dhe kompaninë greke Intellexa, bashkë me dy subjekte të lidhura në Irlandë dhe Maqedoninë e Veriut.

Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar vitin e kaluar se një prokuror grek ka nisur hetime lidhur me supozimet e një gazetari se telefoni i tij është infektuar me një softuer spiunimi, në kuadër të një operacioni të shërbimit shtetëror të inteligjencës.

Gazetari i ka thënë Reutersit se beson që telefoni i tij është infektuar nga softueri i spiunimit Predator, i krijuar nga kompania Cytrox dhe ka thënë se ky softuer shitet në Greqi nga Intellexa.

Departamenti amerikan i Tregtisë ka thënë se kompanitë janë shtuar në listë të zezë për shkak se e kanë shfrytëzuar hapësirën kibernetike për të fituar qasje në sisteme të informacionit, dhe kështu e kanë kërcënuar privatësinë dhe sigurinë e individëve dhe organizatave në botë.

Reuters ka raportuar në gusht të vitit 2022 – duke u bazuar në dy burime – se udhëheqësi grek i inteligjencës, i ka thënë një komiteti parlamentar se agjencia e tij e ka spiunuar një gazetar.

Ky sugjerim i gazetarit ka ardhur në kohën kur Bashkimi Evropian ka nisur të ndjekë qasjen e Shteteve të Bashkuara që të jetë më e ashpër ndaj atyre që ofrojnë shërbime vëzhgimi dhe përdorin softuerë të fuqishëm vëzhgimi.

Reuters ka raportuar më 2020 se Intellexa ka qenë duke punuar me agjenci të inteligjencës në Azinë Juglindore dhe në Evropë. REL

Të fundit

Operacioni me miliona euro të sekuestruara, SPAK: 500 kg kokainë do nisej nga Ekuadori

Prokuroria e Posaçme ka reaguar lidhur me megaoperacionin e zhvilluar ditën e sotme në Shqipëri dhe Itali kundër krimit...

Erion Braçe zbulon se do të pranonte postin e ministrit vetëm me kusht që të ketë…

Iftuar në emisionin “Ndryshe” ka qenë deputeti socialist, Erion Braçe. Ai ka treguar më shumë rreth zgjedhjeve, si shkoi gjithçka dhe ka sqaruar njëkohësisht...

Megaoperacioni Shqipëri-Itali, SPAK: Grupi porositi 500 kg kokainë nga Ekuadori

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me operacionin ndërkombëtar “Ura”, të zhvilluar së bashku...

Alibeaj: PD e shiti ndeshjen, nuk ka pse ankohet

Enkelejd Alibeaj nga Koalicioni Djathtas për Zhvillim deklaroi se Partia Demokratike nuk mund të ankohet për zgjedhjet dhe rezultatin që doli nga kutitë më...

Ndihmat për Gazën, Emiratet e Bashkuara Arabe arrijnë akordin me Izraelin

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë konfirmuar se kanë arritur një marrëveshje me Izraelin për të lejuar dërgimin e ndihmës humanitare në Gaza. Sipas mediave të...

Lajme të tjera

Web TV