Historia tragjike/Thirrja e nënës invalide: Më ktheni djalin, ka thyer legenin. Italia po ma nxjerr nga spitali-VIDEO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nënë ka rrëfyer mëngjesin e sotëm historinë tragjike të të birit. Sipas rrëfimit të saj, djali ka rënë nga një ndërtesë trekatëshe në Gjermani ndërsa ishte duke punuar duke thyer legenin.

Nëna e tij thotë se ai është dërguar për operim në Itali, por me situatën e krijuar nga koronavirusi autoritetet spitalore i kanë kërkuar që të lirojë shtratin pasi do të përdoret për të infektuarit me koronavirus.

Gjithashtu kufijtë janë mbyllur ku shumë shqiptarë kanë mbetur jashtë vendit edhe pse duan të rikthehen në atdhe.

Nëna i bën thirrje mes lotësh kryeministrit dhe ministres së Shëndetësisë që ta ndihmojnë për t’i rikthyer djalin në Shqipëri pasi ajo vetë nuk mund ta ndjekë si rast sepse është invalide.

Kam një hall të madh. Kam pasur djalin në Gjermani duke punuar me tre-mujor, dhe gjatë punës ka rënë nga një ndërtesë trekatëshe dhe  ka thyer legenin.

Është në një spital në Itali. Është operuar po mjekët i kanë thënë atje që duhet  të lirojë spitalin pasi do të shtrojnë të infektuarit me koronavirus.  Unë i bëj thirrje z. kryeministër dhe ministres së Shëndetësisë të ma transferojnë djalin dhe të ma sjellin këtu.

Jam një nënë invalide nuk mundem ta ndjek, nuk kam ku të vete, nuk kam ku të shkoj”, rrëfeu nëna në emisionin e mëngjesit në News 24.

I kanë thënë që duhet të largohet me paratë e veta nga ai spital?

Po patjetër, hajdeni merreni kanë thënë ata. Kufijtë janë të mbyllur. Ai nuk lëviz fare. Ai është i shtrirë, është operuar dhe nuk lëviz fare nga krevati. Ne vetëm sa kemi folur në telefon.  

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV