Mungesë impenjimi, Dinamo largon dy lojtarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndryshimi në stol i Mauro Manzonit dhe zëvendësimi i tij me Fabricio Kamaratën ka rezultuar pozitiv për skuadrën e Dinamos.

Vetëm nga tri ndeshjet e fundit ekipi blu ka arritur që të sigurojë 5 pikë, ku arriti të merrte barazime me Veleçikun dhe Shkumbinin si dhe fitore me Tërbunin, duke ringjallur shpresat e vazhdimit në Kategroinë e Parë.

Tekniku Kamarata arriti që në pak kohë të ndryshonte situatën për skuadrën e Dinamos edhe pse këtë me një mënyrë shumë të hekurt.Mësohet se deri tani janë mbyllur kontratat me dy lojtarë, me sulmuesin Kristjan Prendi dhe portierin Erkan Spahija.

Sipas drejtuesve të kësaj skuadre është thënë se kjo gjë ka ndodhur sepse lojtarët nuk janë impenjuar mjaftueshëm. Gjithashtu mësohet se përpara takimit me Veleçikun, portieri Saphija nuk ka pranuar që të luajë, sipas të cilit kjo sepse ishte i dëmtuar.

Ndërsa me Prendin ka patur një debat dhe mësohet se të dyja palëtt kanë kërkuar ndërprerjen e kontratës.

Në merkaton e janarit pritet që drejtuesit e Dinamos të ndikojnë fuqishëm në skuadër duke marrë lojtarë të rinj. Duhet theksuar se ditët e fundit trajnimet dhe ndeshjet e skuadrës janë ndjekur nga afër nga vetë drejtuesi Marko Pontreli./Përgatiti: Fjala.al/

Të fundit

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me...

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve. Do thoni ju çfarë problemi...

Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një 'super diamant' ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që...

Disa ushtrimet të trurit që ju bëjnë më të zgjuar

Truri duhet të mbahet gjithmonë në punë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një...

Çfarë po ndodh në PD? Demokratët “braktisin” primaret

Një tjetër demokrat lë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i...

Lajme të tjera

Web TV