Disave po u zjen koka nga vapa, e disave nga problemet me SPAK

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Erald Shulla

SPAK ka kërkuar arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj për çështjen e inceneratorëve, të akuzuar për tre vepra penale. Si e konsideroni këtë “mësymje të drejtësisë” kur është person i nivelit më të lartë politik i vënë para përgjegjësisë penale?

Vala e arrestimeve do vazhdojë bashkë me valen e të nxehtit… Ajo që kemi pritur prej kohësh që drejtësia të japë efektet e para të funksionimit, tani po e shohim, jemi para fakteve që para akuzës janë disa zyrtarë të niveleve të larta, jo vetëm z.Ahmetaj por edhe ish ministra, depuetetë, kryetarë bashkishë etj zyrtarë të funksioneve të ndryshme. Drejtësia është për tu përshëndetur dhe për tu mbeshtetur që të vazhdojë hapat e mëtejshëm në luftën kundër korrupsionit. Në vijim do të jetë vjeshta që do të vazhdojë me “nxehtësinë” e stinës së verës, ku do kemi të tjera arrestime nga dosjet e shumta që ndodhen në zyrat e SPAK. Arrestimet do jenë nga i gjithë spektri politik, jo vetëm nga kampin e mazhorancës por edhe nga opozita. Tani të shohim sepse riciklimi i plerave ndoshta ishte dhe fillimi i riciklimit të politikës tonë që nuk po ndahet dot nga zanati i vjeter.

Mazhoranca vendosi të votojë pro kërkesës së Spak për arrestimin e tij. Është ky një standard i Ramës që nuk do bëhet mburojë e askujt të dyshuar nga radhët e tij, apo Ahmetaj ishte i “destinuar” të “shitej ” tek Spak, siç akuzon një pjesë e opozitës?

Normale, aspak e lehtë për mazhorancën që të votojnë për lejen që i jep të drejte prokurorisë të kryejë ndalimin e kolegut te tyre, mikut apo shokut. Arben Ahmetaj ishte një nga personat e rëndësishëm të mazhorancës, dhe nuk mendoj që as e shitën dhe as u ble. Ndoshta për atë pjesë të opozites që ju citoni është mësuar me shitje dhe blerje, personash, votash, gjyqësori…E vërteta është që i ra për sira kësaj mazhorance që të ketë të bejë me drejtesinë e re. Ate që na duhet, që e kemi kërkuar prej vitesh, po vjen me vonesë, e ngadaltë por po vjen. Ish zv.kryeministri i një kohe, nuk arrestohej, madje shfaqej triumfator ndaj drejtesisë. Pra unë shoh përgjegjësinë tek z.Ahmetaj, por edhe tek mazhoranca, tek qeveria, tek kryeministri etj etj që duhen të jenë përgjegjes, politkisht dhe moralisht.

Çështja e inceneratorëve deri më tani ka marrë një ish-zëvendëskryeministër, ish-ministër dhe deputet. A mendoni se të tjerë emra të rëndësishëm rrezikojnë prangat për këtë aferë të pretenduar nga prokuroria speciale?

Kjo është një aferë e madhe, dhe unë mendoj që ashtu si u mbushën thasët me para për rryshfete, ashtu duhen të mbushen dhe thaset e drejtesisë me urdhër-arreste për këdo që ka shkelur ligjin. Për këdo që në duar ka marrë para për ato duar duhet të ketë pranga. Imuniteti nuk të shpëton dot kushdo qofsh dhe ky ështe mesazh mëse i qartë. Drejtësia e re është krijesë e partenerëve tanë më të mëdhenj, SHBA-ve, të cilët kanë një kontribut të jashtëzakonshëm dhe meritën kryesore. Unë mendoj që ashtu si edhe vala e të nxehtit stinor ashtu do të ketë dhe valën tjetër të arrestimeve. Shumë sot nuk e bëjnë gjumin rehatë nga vapa, por dikujt po zjen koka nga ajo që pret prej kësaj drejtësie.

Lexo edhe :  Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral

Edhe pse çdo qeveri do tronditej nga kjo ngjarje nga protesta masive, përse nuk po ndodh në rastin konkret? Kujtojmë që opozita nuk ka planifikuar asnjë protestë a tregon kjo edhe dobësimin e rëndë dhe pabesueshmërinë e thellë ndaj opozitës?

Ndoshta një pjese të opozites i dhimbset z.Ahmetaj, kemi parë dhe disa qe i kanë bërë dhe avokaturën hapur. Por kjo është njëra anë dhe nuk mendoj që pjesës tjetër i dhimbset as z.Ahmetaj e as z.Rama. Opozita apo Rithemelimi nisi një “Revulucion”, i cili përfundoi në disa skena recitalesh dhe asgjë më shumë. Opozita është në një moment të vështirë e ndarë, dhe njëra po tërhiqet zvarrë për të mbetur gjallë si grupim nga një shtëpi në tjetrën, ndërsa pjesa tjetër po fillon të organizohet për tu ringritur si është dhe rikthimi i z.Basha ë cili po i jep imazhin e shtëpisë me zot. Kjo situatë e opozitës ndoshta favorizon për pak frymarrje mazhorancën.

Skandalet dhe aferat ndodhin. Ish ministra, kryebashkiakë, zyrtarë të nivelit të lartë janë nën akuzë ose të dënuar për korrupsion e shpërdorim detyre dhe s’ka reagim qytetar në protesta. Përse kjo apati? A jemi para situatës që çfarëdo të ndodhë në skandale të shumta qeverisja s’do cënohet për shkak të opozitës së dobët?

Në rast se ne nuk do kemi opozitën që duam, ate me vizion ndryshe, me projekt të qartë, me staf dhe model të ri nuk do kemi kurresesi një imazh ndryshe të situatës. Qeveria duhet të kishte renë me dhjetëta herë me këto skandale njëri pas tjetri, ne po na bie qeveria në burg. Duhet hapur burg i të korruptuarve, madje të jetë I madh pasi duket se nuk do ketë më kthim pas për një process si drejtësia e re e cila është investim I SHBA dhe BE-së/ Qëllim i ishte që të kishim një drejtësi të pavaruar, të pandikuar nga emrat politik, apo e pashntazhuar. Deri tani janë dhënë shenjat se diçka po funksionon dhe besoj se do ketë të tjera arrestime të nivelit të lartë politik, jo vetëm për tu bërë “shembull” për të tjerët, por si formë normale që duhet të funksiobnojë një [pushtet shumë i rëndësishëm siç është drejtësia. Ndërsa shohim se mazhorancës i bien një nga një “ikonat” e qeverisë qëndrore apo lokale, opozita duhet të jetë alternativa që të zvendësojë këta që po ikin për shkak të zullumit të tyre të madh. Edhe PS ka nevojë për të dalë në opozitë dhe mendoj që ka ardhur koha që opozita të levizë, të mos jetë më peng e së shkuarës së saj, duhen hapa përpara reale, të fortë dhe të sigurtë për të qenë qeveria e nesërme. Por shqiptaret nuk mund të risjellin në qeverisje ata të pardjeshmit, ata që kanë qeverisur disa herë dhe nuk kanë më çfarë të japin as politikës e as vendit. Partia Demokratike duhet të heqë të vjetrit e saj e pastaj të largojë këtë qeveri.

Të fundit

VIDEO/ Nga një gol për secilën skuadër, Milan dhe Roma ndajnë pikët në “San Siro”

Barazim 1-1 në sfidën mes Milanit dhe Romës në Serie A. Reijnders shënoi në minutën e 16-të, duke i...

“Ky as nuk ndërrohet”/ Livia flet për Laertin: Vesh të njëjtat pantallona…

Livia dhe Rozana kanë disktuar sot në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” në lidhje me sjelljen e Laertit. Sipas Livias, Laerti nuk është afruar...

Kroacia mban zgjedhjet presidenciale, kush janë rivalët për president të vendit

Kroatët më 29 dhjetor zgjedhin presidentin e ri, teksa presidenti aktual Zoran Millanoviq, po prin sipas sondazheve. Rivali i tij kryesor në zgjedhjet presidenciale,...

“S’jemi si aleanca e qelbësirave”/ Alibeaj për zgjedhjet e 2025-ës: Synimi ynë….

Në zgjedhjet e kësaj pranvere, forcat e reja politike siç mund të jetë "Djathtas 1912", presin që të sigurojnë votën e atij që quhet...

Shqipëria, perla e fshehur evropiane…

Turizmi masiv në vende të njohura turistike në verën e vitit 2024, shkaktoi demonstrata të dhunshme, kryesisht në Spanjë, shkruan Noémie Dambrin në një...

Lajme të tjera

Web TV