Nis projekti, në 2024 gati parkimi publik në Durrës! Do të ketë 396 vende dhe 7 nivele

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Durrës po ndërtohet i pari parkim publik që pritet t’i japë zgjidhje trafikut sidomos gjatë periudhës së plazhit. Me gjysmë miliard lekë, parkimi me disa kate do të jetë gati në prillin e vitit të ardhshëm. Ndërsa çmimi i biletave pritet te përcaktohet nga Këshilli Bashkiak.

Në qytetin e Durrësit kanë nisur punimet për ndërtimin e të parit parkim publik.

Godina për parkimin është duke u ndërtuar midis stacionit të trenit dhe portit të qytetit, si një investim i domosdoshëm, për shkak të pozicionit strategjik.

“Do të ketë  396 vende parkimi dhe 7 nivele, duke përmirësuar trafikun, pasi kushdo që viziton Durrësin, mund të parkojë në këtë pikë e cila ndodhet jo më larg se 1 km nga qendra e qytetit”, u shpreh Emiriana Sako, Kryetarja e Bashkisë Durrës.

“Godina e parkimit publik në Durrës financohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit me një vlere prej 572 milionë lekësh dhe pritet të jetë gati në prill të vitit 2024. Çmimi i biletave pritet të përcaktohet në muajt në vijim nga këshilli bashkiak”, u shpreh Sako.

Të fundit

A i shkonin gocat Dash Shehit nga mbrapa? Politikani flet për rininë e tij

I ftuar në podcastin e Ilnisa Agolli “Flet”, politikani Dashamir Shehi dha jo pak deklarata në një rrëfim ndryshe...

Cila është kisha më e madhe në botë?

Duke marrë parasysh vetëm pjesën e brendshme, me 20,139 metra katrorë sipërfaqe të mbuluar, rekordi shkon në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan. Konkurrenca. Por vendi i parë i...

“Po mbaj dy Big Brother-a”, Olsa Muhameti “kunja” Ledion Liços

Autorja e edicionit të Big Brother VIP Kosova, Olsa Muhameti ka reaguar në mënyrë të veçantë pas hyrjes së Gjestit në Big Brother VIP...

A duhet shpallur 8 Janari zi kombëtare?

Nga Kreshnik Spahiu Kjo është fytyra reale e poshtërsisë, pabesisë, imoralitetit, banalitetit dhe provincialitetit. As fiset barbare apo vikingët shekuj më parë nuk dhunuan njëri-tjetrin në...

Politikanët e korruptuar nën ankthin e “Eskaliburit” të SPAK!

Nga Spartak Ngjela Korrupsioni i lartë sot në Tiranë është kundër shqiptarisë, por ai nuk ka më asnjë forcë për të mbijetuar. Tani mund të themi...

Lajme të tjera

Web TV