“Palasë-Dhërmi për 7 minuta”/ Ja akset e reja në Jug, gati rruga Orikum-Dukat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar akset e reja në jug, Orikum-Dukat dhe Palasë-Dhërmi.

I shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, Rama ka inspektuar akset të cilat jo vetëm do shkurtojnë distancat por edhe trafikun në këtë sezon të ngarkuar turistik.

Rruga Orikum-Dukat është e aksesueshme por është ende në punim e sipër, ndërsa segmenti i ri Palasë- Dhërmi do e përshkojë rrugën për 7 minuta, duke shkurtuar me 20 minuta rrugën e vjetër

“Është e aksesuesme por kërkojmë edhe ndihmën e policisë rrugore për sigurinë rrugore. Në përfundim pasi të jenë mbyllur të gjitha veprat e artit dhe pjesa e bimësisë, do kalojmë në asfalt që do jetë mbyllja përfundimtare.

Në segmentin Palasë-Dhërmi. Pasi kalojmë tunelin e Llogarasë që ka progres shumë të mirë, jemi në segmentin Palasë-Dhërmi, i përfunduar dhe i hapur. Kjo rrugë ka shkurtuar mbi 3 km dhe në kohë mbi 20 minuta. 7 minuta nga Palasa në Dhërmi.

Është një rrugë që ka funksionalitetin e plotë dhe nuk krijon trafik. Zona turistike po vazhdon të zhvillohet edhe më tutje, parashikohet që tq kemi një rrugë të re, pa prekur vijën bregdetare e cila do të lidhë edhe Porto Palermkon. Synimi është që rrugën ta lidhim deri në Sarandë.

Rruga e vjetër bllokohej në fundjavë, bumi i turistëve është i padiskutueshëm këtë vit. Kjo është një rrugë në kushtet e plota të sigurisë me të gjitha sinjalistikat”-tha Balluku.

Të fundit

U bllokua nga serbët, rihapet rruga në pikën kufitare në Merdarë

Rruga në pikën kufitare Merdarë është rihapur për qarkullim, pas përfundimit të bllokadës së përkohshme nga qytetarët në territorin...

Ka një arsye pse në Shqipëri nuk ndodh rrotacioni politik

YLLI PATA Vijimi i kësaj status quo-je politike në vend, në vend që ta pasurojë debatin politik, diskutimin pluralist, e ka pëqëndruar dhe polarizuar...

Djali i Ancelotti zbulon objektivin: “Fillimisht Brazili, por më pas…”

Davide Ancelotti, i biri i Carlo Ancelotti, ka vendosur të ndjekë babain edhe në pankinën e Brazilit, pasi mbeti pa alternativa për të qenë...

Gazetarja ulet në gjunjë për të intervistuar Ramën, Kryeministri: Çunat, në riedukim

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shkup për samitin e liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor. Para nisjes së punimeve, Rama ka ndaluar për...

Lajmi i fundit: Serbët bllokojnë rrugën drejt kufirit në Merdare

Autoritetet serbe kanë bllokuar pikë kalimin kufitar në Merdare nga ana e Serbisë, që nga ora 18:00, ku edhe është pamundësuar kalimi i lirë. Me...

Lajme të tjera

Web TV