Paralajmërimi i frikshëm i shkencëtarëve: El Ninjo do të përhapë sëmundje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vendet përreth botës, nga Kina deri te Shtetet e Bashkuara, po luftojnë me valët e nxehtësisë, të cilat po nxiten nga fenomeni klimatik, El Ninjo. Shkencëtarët kanë thënë për Reutersin se ndryshimet klimatike dhe El Ninjo janë shkaktarët e mëdhenj të të nxehtit ekstrem gjatë të cilit janë thyer rekordet e temperaturave në Pekin dhe Romë, si dhe kanë bërë që rreth 80 milionë amerikanë të përballen me paralajmërime për nxehtësi ekstreme.

El Ninjo është fenomen natyror, i cili, përveç që kontribuon në ngritjen e temperaturave në shumë pjesë të botës, shkakton edhe ciklone tropikale në Oqeanin Paqësor dhe rrit rreziqet për të reshura shiu dhe vërshime në pjesë të Amerikës, Azisë dhe vende të tjera. Në qershor, Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA-së (AKQA) deklaroi se El Ninjo po vjen tani. Tre vjetët e kaluar janë mbizotëruar nga një El Ninjo më i qetë.

Por, shkencëtarët kanë paralajmëruar se ky vit duket veçanërisht më shqetësues. Herën e fundit kur El Ninjo goditi fuqishëm, më 2016, bota u përball me vitin më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë. Meteorologët presin që ky El Ninjo, bashkë me paralajmërimet nga ndryshimet klimatike, të bëjnë që bota të përballet me temperatura të larta rekorde.

Edhe ekspertët janë të shqetësuar për atë që po ndodh në oqean. Një El Ninjo nënkupton se ujërat në lindje të Paqësorit janë më të ngrohta se zakonisht. Globalisht, temperaturat e detit shënuan rekorde të reja për muajt maj dhe qershor, sipas Shërbimit Kopernik për Ndryshim Klimatik të Bashkimit Evropian (SHKNK). Kjo mund ta ndryshojë dukshëm motin ekstrem.

“Ndodhemi në territor të paparë”, tha Michelle L’Heureux, meteorolog në Qendrën e Parashikimeve të Klimës në AKQA.

El Ninjo i këtij viti mund të çojë në humbje globale ekonomike prej tre trilionë dollarësh, sipas një studimi të publikuar muajin e kaluar në revistën shkencore, duke e tkurrur GDP-në pasi moti ekstrem e shkatërron prodhimin bujqësor, prodhimtarinë, dhe ndihmon në përhapjen e sëmundjeve.

Qeveritë në vendet e cenueshme po marrin shënime. Peruja i ka ndarë 1.06 miliard dollarë për ta luftuar ndikimin e El Ninjos dhe ndryshimeve klimatike, derisa Filipinet – që rrezikohen nga ciklonet – e kanë krijuar një ekip të veçantë qeveritar për t’i trajtuar dëmet e parashikuara.

Çfarë e shkakton El Ninjon?

El Ninjo është një patern (lloj) i natyrshëm klimatik i krijuar nga ujërat e ngrohta në mënyrë të pazakontë në Paqësorin lindor.

Ai formohet kur erërat që fryjnë nga lindja drejt perëndimit përgjatë Paqësorit ekuatorial ngadalësohen apo fryjnë nga ana e kundërt, pasi ndryshon presioni i ajrit, megjithëse shkencëtarët nuk janë plotësisht të sigurt se çka e nis ciklin.

Për shkak se erërat që fryjnë nga lindja drejt perëndimit ndikojnë te sipërfaqet e ujit të ngrohura nga dielli, një dobësim i detyron këto ujërat të ngrohta në Paqësor të kthehen furishëm në pellgjet më të ftohta në qendër dhe lindje të Paqësorit.

Gjatë El Ninjos së viteve 2015-16, i cili ishte më i forti i regjistruar deri më sot, sardelet u shkatërruan në bregdetin e Perusë, për shkak të këtij inkursioni të ujit të ngrohtë. Dhe, gati një e treta e koraleve ngordhën në Great Barrier Reef të Australisë. Në ujërat shumë të ngrohta, koralet e përjashtojnë algën e gjallë, duke bërë që ato të gëlqerohen dhe zbardhen.

Lexo edhe :  Aeroplanmbajtësja amerikane, demonstron forcë kundër Koresë së Veriut

Ky grumbullim i ujit të ngrohtë në Paqësorin lindor, po ashtu, përçon nxehtësi të lartë në atmosferë përmes konvekcionit, duke prodhuar shtrëngata.

“Kur El Ninjo e lëviz atë ujë të ngrohtë, e çon aty ku ndodhin stuhitë”, tha meteorologu i AKQA-s, Tom DiLiberto.

Si ndikon El Ninjo në motin në nivel global?

Ndryshimi në aktivitetin e stuhisë ndikon te rryma e ajrit të shpejtë e cila e lëviz motin nëpër botë – që quhet rryma e shpejtë subtropikale e ajrit – duke i hapur vetes rrugën drejt jugut dhe duke e grumbulluar atë drejt një rryme më të sheshtë që prodhon mot të ngjashëm përgjatë gjerësive të njëjta gjeografike.

“Nëse e ndryshon rrugën e stuhisë… e ndryshon edhe motin që pret ta shohësh”, tha DiLiberto.

Gjatë një El Ninjoje, pjesa jugore e Shteteve të Bashkuara përjeton mot më të freskët dhe më të lagësht, ndërsa pjesë të SHBA-së perëndimore dhe Kanadaja janë më të ngrohta dhe më të thata. Aktiviteti i uraganit dobësohet pasi stuhitë dështojnë të formohen në Atlantik, për shkak të ndryshimeve në erëra, duke e shpëtuar Amerikën nga telashet. Por, ciklonet tropikale në Paqësor forcohen, me erërat që shpesh fryjnë në drejtim të ishujve të cenueshëm.

Disa pjesë të Amerikës Qendrore dhe Jugore përjetojnë reshje të mëdha shiu, megjithëse pylli tropikal i Amazonës di të vuajë nga mot më i thatë.

Ndërsa, Australia po përjeton të nxehtë ekstrem, thatësirë dhe zjarr në shkurre. El Ninjo mund të ofrojë një ndërprerje të ndëshkimit nga “Briri i Afrikës”, e cila së fundmi i përjetoi pesë sezone të dështuara të shiut radhazi. El Ninjo i sjell më shumë shi Bririt, për dallim nga La Ninja, e cila e thau rajonin. Historikisht, El Ninjo dhe La Ninja kanë ndodhur rreth çdo dy deri në shtatë vjet mesatarisht, me El Ninjon që ka zgjatur nga 9 deri në 12 muaj. La Ninja, e cila ndodh kur ujërat janë më të freskëta në Paqësorin Lindor, mund të zgjasë deri në tre vjet.

A po ndikon ndryshimi klimatik te El Ninjo?

Se si mund të ndikojë ndryshimi klimatik te El Ninjo është “një pyetje e madhe hulumtuese”, ka thënë DiLiberto.

Si ndikon moti i nxehtë në trup dhe kush rrezikohet më së shumti?

Derisa ndryshimi klimatik po e rrit ndikimin nga El Ninjo – duke shtruar nxehtësi mbi nxehtësi, apo shira të mëdha mbi shira të mëdha – është më pak e qartë nëse ndryshimi klimatik ka ndikimin në këtë fenomen. Shkencëtarët nuk janë të sigurt nëse ndryshimi klimatik do ta ndryshojë baraspeshën mes El Ninjos dhe La Ninjas, duke e bërë njërën prej tyre pak a shumë më të shpeshtë. Nëse temperaturat e oqeanit rriten, është pak e mundur që cikloni të ndryshojë, sipas shkencëtarëve, pasi mekanizmat themelorë mbrapa këtij fenomeni mbesin të njëjta.

Megjithatë, nëse disa pjesë të oqeanit ngrohen më shpejt se të tjerat, kjo mund të ndikojë në atë se si El Ninjo ndodh, duke i rritur dallimet në temperaturë. /REL

Të fundit

Gjermani: Për çfarë kanë rënë dakord CDU/CSU dhe SPD?

Ç’mund të ndryshojë me një qeveri të koalicionit CDU/CSU dhe SPD? Dokumenti i hartuar nga partitë gjatë bisedimeve paraprake...

Koreja e Veriut nis ndërtimin e nëndetëses së re me energji bërthamore

Koreja e Veriut ka zbuluar nëndetësen e saj me energji bërthamore në ndërtim e sipër, e cila mund të përbëjë një kërcënim serioz për...

‘Jo vetëm vera’/ ‘Lonely Planet’ sugjeron kohët më të bukura për të zbuluar Shqipërinë

Shumica e udhëtarëve vizitojnë Shqipërinë gjatë sezonit të lartë të verës, kur plazhet janë më të ngrohta dhe malet pa dëborë. Ky është një...

Siri/ Forcat e sigurisë akuzohen për vrasjen e qindra civilëve

Forcat siriane të sigurisë dyshohet se kanë vrarë qindra civilë që i përkasin pakicës fetare alavite në vazhdimin e dhunës përgjatë bregdetit të vendit,...

Kujdes zemrën! Si sëmundjet profesionale po bëhen shqetësuese te punonjësit shqiptarë

Ndikimet e fshehura të stresit dhe punës sedentare janë bërë një shqetësim i madh për shëndetin fizik dhe mendor të punonjësve në korporata dhe...

Lajme të tjera

Web TV