Balla porosi Policisë:Të garantohet bregdet i sigurt, jo veshi i shurdhër ndaj të fortëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi sot një takim me strukturat drejtuese të Drejtorisë Vendore të Policisë në Vlorë.

Gjatë takimit ministri Balla theksoi se qytetarët janë partnerët tanë të pazëvendësueshëm në mbrojtjen e vendit dhe të çdo individi, nga çdo lloj paligjshmërie, teksa kërkoi reagim të menjëhershëm.

“Qytetarët janë jo vetëm arsyeja pse ekziston Policia e Shtetit, po janë edhe partnerët tanë të pazëvendësueshëm në mbrojtjen e vendit dhe të çdo individi, nga çdo lloj paligjshmërie, që nga krimi i organizuar, tek krimi ordiner dhe deri tek krimi ndaj pronës publike dhe asaj private.

Veshi i shurdhër dhe syri qorr, heshtja bashkëfajtore ndaj të fortëve të lagjes dhe mosreagimi i forcave të rendit ndaj denoncimeve të qytetarëve janë rreshtim i policisë kundër tyre, kundër shtetit. Ndaj dua nga ju reagim të menjëhershëm”, tha Balla.

Po ashtu ministri Balla kërkoi nga strukturat e Policisë që të garantohet bregdet i sigurtë për pushuesit nga mjetet lundruese.

Të fundit

Gjikondi: Berisha nuk zhgënjen kurrë! Është njeriu më antishtet dhe antiligj në Shqipëri

Avokatja Brizida Gjikondi, e ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar çështjen gjyqësore ndaj Ervin Salianjit,...

1944 – Lufta Fino-Sovjetike, Finlanda fiton betejën e Tali-Ihantala

Në verën e vitit 1944, gjatë Luftës së Dytë Botërore, zhvillohet Beteja e Tali-Ihantala, e cila do të mbahej mend si përleshja më e...

Horoskopi ditor, 9 Korrik 2025

Dashi Saturni do iu ndihmoje t’i zgjidhni te gjitha problemet e jetës ne çift gjate kësaj dite dhe te jetoni me te qete. Nga ana...

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën në “Egnatia Arena” me islandezët...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Lajme të tjera

Web TV