“Ke frikë nga burgu”/ Berisha përplaset me Bashën, replika të forta në distancë/

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur dukej se përplasja në Partinë Demokratike kishte rënë disi në qetësi dhe dy grupimet e mëdha po vijonin planet e tyre me axhendë të ndryshme, kjo e premte ka risjellë përplasjen me deklarata mes Bashës dhe Berishës.

I pari që nisi sulmet ishte Berisha, i cili duke konfirmuar edhe një herë tjetër se me grupin e Gazment Bardhit është i gatshëm të bashkëpunojë, por Bashën e cilësoi si një njeri që vijon misionin kundër opozitës së vërtetë.

“Lul Basha është në një mision si peng i vërtetë, si një njeri që Edi Rama kur të dojë i pret fletën e arrestit me afat burgimi minimumi 6-vjeçar. Nuk mund të ketë. Ai e ka zhveshur veten për shkak të frikës që ka nga burgu dhe është shndërruar në një vegël të verbër të Edi Ramës”, tha Berisha.

Ndryshe nga çfarë ka bërë zakonisht, këtë herë Basha iu përgjigj menjëherë Berishës, por me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke edhe e sfiduar të pranojë vetingun politik.

“Koha është ilaçi më i mirë. Dhe koha e rrëzoi malin e gënjeshtrave që ngriti para shqiptarëve ai që kërkon me çdo kusht e mjet të mbajë peng PD për interesat e veta personale. Që t’i japim fund baltosjes, që të tregojmë kush është i korruptuar e kush jo, kush është peng e kush jo, kush është i lidhur me krimin e kush jo, le të votojmë vetingun për politikanët. Të nisë transparenca nga unë e më pas të gjithë këta që sot e 32 vite mbajnë peng Shqipërinë”, shkroi Basha në Twitter.

Më datë 29 korrik një pjesë e Partisë Demokratike zyrtare kanë organizuar zgjedhjet për kryetarin e ri të partisë, një garë ku përballë Lulzim Bashës është ish-përndjekuri politik Gjergj Hani.

Të fundit

Pas dy vitesh, Enca ndahet nga i dashuri afrikan! Si mori fund pa bujë romanca mes tyre

Enca për shumë vitesh shfaqej e vetme, deri dy vite më parë, kur këngëtarja publikoi foto me partnerin e...

Trafik droge me postë nga Tajlanda drejt Shqipërisë/ Goditet grupi kriminal

Finalizohet operacioni policor i koduar “Destinacioni 3”. Goditet një grup kriminal që trafikonte lëndë narkotike kanabis nga Tajlanda drejt Shqipërisë, nëpërmjet shërbimit postar. Sekuestrohet sasia prej...

273 banesa të dëmtuara nga përmbytjet në Durrës! Qindra familje të prekura

Uji është tërhequr, por pasojat e përmbytjeve mbeten në Durrës. Bashkia po bën bilancin e dëmeve nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura të...

Goditen dy raste paligjshmërie në Kukës! Sekuestrohen mallra kontrabandë,lëndë narkotike

Policia në Kukës lajmëron se ka arrestuar një shtetas, për kontrabandë. Gjatë kontrolleve në aksin rrugor Shishtavec-Kukës, Policia ndaloi automjetin tip “Renault” me drejtues...

Sot Konventa e PL në Tiranë, Ilir Meta pritet të flasë nga burgu

Në Tiranë ditën e sotme (1 shkurt) do të mbahet Konventa e Partisë së Lirisë. Takimi do të zhvillohet në orën 11: 00, në...

Lajme të tjera

Web TV