Mëngjesin e sotëm do mbahen zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë së Rrogozhinës.
Garojnë për bashkinë e Rrogozhinës, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha, përballë kandidatit të PS, Edison Memolla.
Janë gjithësej 32.826 qytetarë që do u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur se kush mes kandidatëvvve do të drejtojë bashkinë për 4 vite. Procesi nis në orën 07.00 dhe përfundon në orën 19.00.
Kujtojmë që këto zgjedhje ripërsëriten pasi Kolegji Zgjedhor rrëzoi zgjedhjet e 14 majit në këtë bashki pas kundërshtimeve të opozitës që provoi në gjykatë Zgjedhore se rezultati i shpallur nga KQZ dhe Komsioni i Sanksioneve ishte i cënueshëm.
Zgjedhjet mbahen vetëm për kryetarin pasi rezultoi se rezultati i 14 majit ishte aq i ngushtë sa mund të cënohej nga numri i votave që mbante një kuti votimi, pikërisht atë të burgut të Rrogozhinës, ku kishte edhe pasaktësi.