Elon Musk ka arritur të rimarrë fronin si personi më i pasur në botë, pavarësisht se miliarderi po kalon një periudhë tranzicioni dhe ndryshimesh në bizneset e tij.
Prej kohësh ai ndodhet në një ‘luftë’ me manjatin francez të mallrave luksoze Bernard Arnault, mirëpo rikthimi i aksioneve të Tesla-s i dhuroi Elon Musk vendin e parë. Lajmi është bërë i ditur nga Forbes, ku nënvizohet se pasuria neto ka kapur shifrën marramendëse prej 240 miliardë dollarë.
Së fundmi, Musk ka njoftuar ndjekësit për ndryshimet rrënjësorë në kompaninë e mediave sociale, Twitter. Zogu ngjyrë blu është zëvendësuar tashmë me gërmën “X”. Logoja nuk përbën habi pasi Musk ka qenë prej kohësh një adhurues i gërmës “X”.