Gruaja merr me qera gjarprin helmues për të vrarë të dashurin, e frymëzuar nga…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mahi Arya kishte shkuar në arrati pasi akuzohej se ka vrarë të dashurin e saj biznesmen Ankit Chauhan, teksa mediat indiane thonë se donte të niste një jetë të re me një burrë tjetër.

Ajo u arrestua pasi pajtoi një trajnues gjarpërinjsh për të vrarë partnerin e saj, pasi ishte frymëzuar nga një serial televiziv krimi ne Indi.

Arya fillimisht u largua pas akuzave të vrasjes së Ankit Chauhan, teksa kishte tentuar për dy muaj ta bënte të kafshohej nga gjarpri, pasi ishte frymëzuar nga dokumentari televiziv i krimit ‘Crime Patrol’.

Mahi, e njohur gjithashtu si ‘Dolly’, ka bashkëpunuar për vrasjen me të dashurin e saj të fshehtë Deep Kandpal dhe shërbëtorin e saj për realizimin e sulmit.

Ajo besohet se ka pajtuar një stërvitës gjarpërinjsh duke e paguar 10,000 rupi indiane – rreth 120 dollarë, para se ta ftonte viktimën në shtëpinë e saj në Haldwani, në rajonin indian të Uttarakhand, të premten më 14 korrik.

32-vjeçari rrjedhimisht ishte kafshuar nga kobra në të dy këmbët e tij dhe kishte humbur ndjenjat. Ai më pas ishte tërhequr në rrugë dhe hedhur disa rrugina më larg, ku ishte lënë duke besuar se kishte vdekur.

Një ditë më vonë ai ishte gjetur nga një biznesmen dhe plagët në këmbët e tij u diagnostikuan si asfiksi, të cilat i shkaktuan vdekjen.

Motra e tij Isha Chauhan, kishte njoftuar policinë dhe analizat mjeko-ligjore zbuluan se kishte vdekur nga kafshimet fatale të gjarprit. Policia vendase tha se ka ofruar një shpërblim prej $500 për zbulimin e autorëve.

Ndërkohë ata kanë arrestuar Mahi, të dashurin e saj dhe stërvitësin e gjarprinjve që realizoi vrasjen, thonë mediat indiane.

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV