Wizz Air fut aeroportin e Rinasit në kaos/ 13 orë torturë për pasagjerët e Athinës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasagjerëve që kishin prerë një biletë me kompaninë ajrore Wizz Air dhe kishin si destinacion Athinën ditën e djeshme, i është dashur të presin me orë të tëra në aeroportin e Rinasit.

Fluturimi që ishte planifikuar në orën 22:40 të 24 korrikut, është shtyrë me plot 13 orë duke shkaktuar kaos mes pasagjerëve, të cilët me të drejtë ankoheshin për shtyrjen e udhëtimit për më shumë se gjysmë dite.

Kaosi në këto ditë të nxehta vijoi edhe më tej për pasagjerët pasi nuk pati dhoma të lira në hotel për t’i akomoduar kështu që sorrollatjet për ta nuk kishin të sosur.

Duhet pasur parasysh fakti që përveç atyre që shkonin për të vizituar Athinën, kishte dhe të sëmurë e të moshuar që kishin lënë oraret për vizitat mjekësore në kryeqytetin fqinj. Por vonesa dhe mungesa e informacionit nga kompania Wizz Air bëri që pasagjerët të mos jenë në kohë për të zgjidhur problemet e tyre.

Kjo nuk është hera e parë që qytetarët ankohen për kompaninë Wizz Air, pasi një pjesë e konsiderueshme e fluturimeve sidomos në destinacionet më kryesore, shtyhen e madje dhe mund të anulohen fare.

E njëjta gjë ndodhi edhe me disa nga fluturimet e djeshme, ku pati shtyrje për 2 orë me fluturimet drejt Barcelonës dhe Ankonës.

Ajo çfarë irriton më shumë pasagjerët është terri i informacionit nga ana e Wizz Air duke mos i dhënë asnjë sqarim qytetarëve.

Të fundit

Shefat mund të jenë horrat e Super Bowl por ne do të humbnim padiskutim

Kansas City ka të gjithë përbërësit e nevojshëm për djemtë e këqij: fitore, thirrje të dyshimta dhe lojtarë të...

Arsyet pse një mashkull tradhton edhe pse e do partneren e tij

Asgjë nuk duket më keq se të të mashtrojnë dhe të dëgjosh gënjeshtrat e dikujt që ti dashuron shumë. Njerëzit që janë tradhtuar në...

7 Shkurt 1992/ Nënshkruhet Traktati i Mahstrihtit i Bashkimit Evropian

Pasi vuajtën për shekuj me rradhë nga konfliktet e përgjakshme me njëri-tjetrin, kombet e Evropës Perëndimore, u bashkuan më në fund në frymën e...

Çfarë është ‘Kapja e Shtetit’? Një paralajmërim për amerikanët

Nga Tyler McBrien Dëshironi të qëndroni të përditësuar për atë që po ndodh në Afrikën e Jugut? Regjistrohu për Vendet Tuaja: Përditësimi Global dhe ne...

USAID dhe fondet e tij

Nga Prof. Pandi Zdruli Debati i madh që ka shpërthyer në Shqipëri për fondet e USAID-it është i drejtë dhe ja vlen të bëhet. Për...

Lajme të tjera

Web TV