Prezervativ, euro…/ A duhet të ketë një kufi për postimet në instagram!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Neda Balluku

Nga fëmijët me rroba plazhi në det tek shuma e parave qe mbajnë në portofol. Nga rrëza e bikinit të asaj mikeshës, tek çdo pjatë që ha në të tre vaktet çdo ditë të Zotit. Tashmë instagrami është kthyer në fiksim.

Dhe kush më shumë e kush më pak ëndërron e përpiqet të jetë influenceri i radhës. Nëse deri dje dikush përpiqej të rriste komunitetin e vet në instagram, e bënte sepse si qëllim kishte televizionin.

Sot “inovatorët dixhitalë”, bëjnë televizion që të ngrenë instagramin. Dhe kur kjo ndodh, atëherë duket se me rritjen e çdo followersi, zgjerohen dhe kufijtë e se çfarë mund të postohet online. Deri në çapëlyerjen e tyre!

Dje pashë në instagram një vajzë e cila tregonte eurot që kishte fituar por nuk specifikonte mënyrën. Gjithmonë më është dukur i rëndomtë dhe amoral ekspozimi i parasë. Megjithatë i rashë lapsit tim.

Ato parà nuk i kisha bërë dot as për një vit me punët që e tërë dynjaja e di që kam. Një tjetër postonte rrëzën e kofshës aty ku nis cepi i mbathjeve dhe jepte përshtypjen që do mjaftonte veç një fllad i lehtë deti për të zbuluar të imagjinueshmen. A di të më thotë dikush përse një vajzë e bën këtë?

Dikush tjetër, që thonë se me instagramin “bën shumë lekë” poston atë që ha çdo vakt, nga restorante të ndryshme ku mesa duket është i ftuar. Pjata të ndryshme, me ngjyra, me forma. Mendova sa mirë që këta të shtëpisë nuk kanë instagram për t’i ndjekur, se u qaj hallin që dje u duhej të përballeshin me kimën time modeste me vezë që gatova shpejt e shpejt për drekë.

Lexo edhe :  Idealizimi fatkeq i demokracisë!

Pastaj mbërrijmë tek këto që postojnë kalamajt me breçka deti, për të promovuar diçka cilado qoftë. Shkollën private të kalamajve për të promovuar mirëqenien e tyre. Dhe shtëpinë luksoze për t’i fshehur vetes të vërtetën ulëritëse të problemeve në çift.

Në fund. Një vajzë postonte një prezervativ. Në story. E kam seriozisht. E kishte në sirtar, i shkrepi foton me iphone dhe e postoi. Për të na treguar që ne jemi ajo që postojmë. Dhe se sidomos, për të na treguar që followersat sot kanë të drejtë të hynë, edhe aty ku hyn prezervativi.

Të fundit

Elon Musk plas “bombën”: Trump është i përfshirë në dosjen që nuk e hap kurrë

Elon Musk po hakmerret ndaj presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pas përplasjes së tyre për ligjin e...

Pse Trump nuk flet më me Elon Musk? Presidenti amerikan flet publikisht

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shprehur zhgënjimin ndaj kritikave të Elon Musk, për projektligjin e tij kryesor të buxhetit. “Unë dhe Elon kishim një...

Admirali i SHBA: Vuçiç është bandit, do të pushtojë Kosovën

Amerika po njeh fytyrën e vërtetë të Serbisë dhe presidentit të saj. Në një seancë dëgjimore në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, u përmend...

“Saliu e nxiu Shqipërinë në Bruksel si agjent serb”

Sali Berisha nxiu Shqipërinë në Bruksel më keq edhe se çfarë bëjnë serbët ndaj shqiptarëve. Ai erdhi në pushtet prej tyre dhe po ikën...

I paparashikueshëm! Trump ndalon hyrjen në SHBA për shtetasit nga 12 vende

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ndaluar hyrjen në SHBA për qytetarët e dymbëdhjetë vendeve. Duke nënshkruar ndalimet e udhëtimit, presidenti po mbron qytetarët...

Lajme të tjera

Web TV