Forcimi i Lekut tkurr sektorin bankar, vlera e aseteve ka rënë me 8 miliardë lekë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Forcimi i lekut dhe stanjacioni i depozitave e kanë frenuar rritjen e sektorit bankar në pjesën e parë të këtij viti.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, totali i aktiveve të sektorit bankar në fund të muajit maj kishte vlerën e 1.9 trilionë lekëve, rreth 8 miliardë lekë më pak krahasuar me fundin e vitit të kaluar.  Megjithatë, me bazë vjetore bilanci i sektorit bankar ka vijuar të rritet, me 4% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Mes fundit të vitit 2022 dhe fundit të muajit maj, kursi i këmbimit Euro-Lek ka pësuar rënie me 4%, duke ndikuar në uljen e vlerës së aktiveve në monedhën europiane të sektorit bankar.

Tendencë të ngjashme në rënie ka shënuar edhe Dollari Amerikan.

Aktivet në valutë të huaj janë mbizotërues në strukturën e aseteve të sektorit bankar, me më shumë se 53% të totalit.

Portofoli bruto i kredisë (pa zbritur provigjionet për kreditë me probleme) në fund të muajit maj kishte vlerën e 744.3 miliardë lekëve. Kjo shifër përfaqëson rënie prej 1.1% krahasuar me fundin e vitit 2022, por megjithatë vlera e portofolit ngelet në rritje me 1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë kanë treguar se në segmente të veçanta kreditimi i ekonomisë po vazhdon të rritet, pavarësisht kushteve më të shtrënguara monetare. Megjithatë, në tërësi, ngadalësimi i kredisë së re dhe efekti negativ i kursit të këmbimit e kanë frenuar ndjeshëm rritjen e portofolit të kredisë.

Nga ana tjetër, kjo reflekton edhe një zhvendosje të fokusit drejt investimeve me rrezik më të ulët, kryesisht tek letrat me vlerë. Sipas Bankës së Shqipërisë, portofoli i letrave me vlerë të sektorit bankar në fund të muajit maj arriti në 724.4 miliardë lekë, në rritje me 3.7% që nga fillimi i vitit dhe me 10.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Lexo edhe :  Çmimet e bulmetit dhe vezëve, Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë në Europë

Rritja e normave të interesit ka bërë që bankat tregtare të rrisin ndjeshëm investimet në letra me vlerë, si në instrumentet e borxhit të qeverisë shqiptare, ashtu edhe në ato emetuesve jorezidentë.

Vala inflacioniste e vitit të kaluar solli një frenim në ritmet e rritjes së depozitave bankare. Depozitat u rritën kryesisht në Euro, ndërsa ato në Lekë prej më shumë se një viti kanë ecuri stanjative. Inflacioni i lartë e tkurri aftësinë e familjeve për të kursyer, ndërkohë që një ndikim pati edhe konkurrenca nga yield-et e larta të bonove dhe obligacioneve qeveritare.

Ndërkohë, segmenti i depozitave në Euro ka vazhduar të rritet, por është ndikuar negativisht nga efekti i kursit të këmbimit. Duke qenë se depozitat janë burimi kryesor i financimit të aktivitetit ndërmjetësues të sektorit bankar shqiptar, rënia e tyre ka frenuar potencialet e rritjes së sektorit. Në fund të muajit maj, totali i depozitave bankare kishte vlerën e 1.513 trilionë lekëve, në rënie me rreth 5 miliardë lekë që nga fillimi i vitit.

Të fundit

Publikohet raporti: Elon Musk shkurtoi 59 mijë vende pune që nga janari

Elon Musk ishte një person kyç brenda Shtëpisë së Bardhë, pasi arriti shkurtonte 59 mijë vende pune që nga...

“Më jepni 100 euro për biçikletat”, shqiptari kërcënon çiftin me kaçavidë

Pasi dështoi të vidhte biçikletat e parkuara në banesën e një çifti në Via della Visitazione të Trentinos, vendosi t'i kërcënonte me kaçavidë në...

Përmbyten 2 banesa në fshatin Xhyherinë të Vlorës

Dy banesa janë përmbytur pasditen e se premtes në fshatin Xhyherinë të Vlorës. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se dy banesat janë...

Pensionistët rikthehen në universitet, qeveria: Do studiojnë për t’u punësuar

ë moshuarit nëse dëshirojnë do të shkollohen dhe për ata do të ndërtohet një universitet i posaçëm. Është kjo një iniciativë e qeverisë e...

Kosova i jep “shuplakë” me përmbysje Armenisë në “Fadil Vokrri”

Kosova ka dhuruar spektakël para tifozëve të saj në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke regjistruar një fitore të thellë 5-2 ndaj Armenisë në një ndeshje...

Lajme të tjera

Web TV