Pezullimi i marrëveshjes së grurit ukrainas mund të rrisë me 10-15 % çmimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fondi Monetar Ndërkombëtar tha të martën se dalja e Rusisë nga marrëveshja që lejonte eksportet e grurit nga Ukraina përmes Detit të Zi mund të rrisë çmimet globale të grurit me 10-15%. FMN-ja tha se po vazhdon të vlerësojë pasojat e këtij veprimi.

Kryeekonomisti i FMN-së Pierre-Olivier Gourinchas u tha gazetarëve se marrëveshja për eksportin e drithit përmes Detit të Zi ka qenë “shumë e rëndësishme” për sigurimin e furnizimeve të bollshme me drithëra, që mund të eksportoheshin nga Ukraina, duke lehtësuar trysninë për rritjen e çmimeve të ushqimeve. Pezullimi i marrëveshjes ka të ngjarë të nxisë trysninë për rritjen të çmimit të artikujve ushqimorë, tha ai.

“Ne jemi ende duke vlerësuar gjendjen, por një rritje prej 10 deri në 15 për qind e çmimit të drithërave është një vlerësim i arsyeshëm”, tha ai.

Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikoi të martën se inflacioni global do të ulet në 6.8% në 2023 nga 8.7% që ishte në 2022. Në vitin 2024 inflacion pritet të ulet në 4.7%.

FMN-ja javën e kaluar tha se tërheqja e Rusisë nga marrëveshja për eksportin e grurit ukrainas, e cila u ndërmjetësua nga Turqia dhe OKB-ja korrikun e kaluar, do të godiste rajonet që mbështeten shumë tek dërgesat me drithëra nga Ukraina, duke përfshirë Afrikën e Veriut, Lindjen e Mesme dhe Azinë Jugore.

Marrëveshja e lejoi Ukrainën të eksportonte rreth 33 tonë grurë përmes Detit të Zi dhe ishte një faktor i rëndësishëm për sigurinë ushqimit në nivel botëror.

Bashkimi Evropian tha të martën se ishte gati të eksportonte pothuajse të gjithë prodhimin e fermave të Ukrainës nëpërmjet “rrugëve të solidaritetit”, lidhjet e transportit hekurudhor dhe rrugor përmes vendeve anëtare të BE-së që kufizohen me Ukrainën.

Lexo edhe :  “Donaldi i Dubait”: Manjati i pasurive të paluajtshme që qëndron pranë Trumpit

Rreth 60% e eksporteve të Ukrainës janë realizuar përmes të ashtuquajturave rrugë solidariteti dhe 40% kalonin përmes Detit të Zi, ndërsa marrëveshja e grurit, e mbështetur nga OKB-ja, ishte në fuqi./VOA

Të fundit

Armëpushimi nis mëngjesin e së dielës. Izraeli, sulme deri në minutën e fundit

Armëpushimi në Gaza do të nisë të dielën në 08 e 30, me orën lokale, ose 7 e 30...

Pija perfekte e mëngjesit, uji me kete frut pastron mëlçine dhe permireson tretjen

Një nga pijet më të famshme është uji me rrush të thatë. Pija me rrush të thatë mund të bëhet shpejt një zakon sepse...

Shqipëria, potencial për litium?

Për herë të parë vendi ynë do të ketë Udhërrëfyesin mbi Potencialin e Lëndëve të Para Kritike dhe Strategjike. Ky udhërrëfyes do të ofrojë një...

Ukraina ndërpret gazin rus, Orban: Europa po shkon drejt një krize energjetike.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, e ka cilësuar situatën e fundit energjetike në Europë, si alarmante. Sipas tij aktualisht vendimet e Ukrainës për të ndërprerë...

Trajneri i Dinamos: Statistikat nuk vlejnë ndaj Elbasanit, pres takim delikat

Trajneri i Dinamos, Ilir Daja doli në konferencë para ndeshjes ndaj Elbasanit. “Nuk do të thotë asgjë që e kemi mundur Elbasanin në dy ndeshjet...

Lajme të tjera

Web TV