Miratohet ngritja e Agjencisë “Startup Albania”/Ja si do të funksionojë dhe kush përfiton

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas miratimit të ligjit për Start Up-et, Këshilli i Ministrave dje ka miratuar edhe vendimin për ngritjen e Agjencisë “Startup Albania”.

Në një dalje për mediat ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali sqaroi se si do të funksionojë kjo formë e re organizimi, ndërsa bëri me dije edhe një lajm të mirë për punonjësit e IT. Sipas saj, të gjithë të punësuarit në fushën e IT-së do të paguajnë kontributet e sigurimeve shoqërore në nivelin e pagës minimale mujore.

“Miratuam në mbledhjen e këshillit të Ministrave, ngritjen e agjencisë start Up Albania.  Ky është një lajm i mirë jo vetëm për ekosistemin e start-upeve por edhe për çdo të ri apo të re që dëshiron t’i futet sipërmarrjes të shkojë përtej kufijve, gjithmonë duke përdorur teknologjinë e informacionit.

Ky lajm vjen në vazhdën e disa vendimeve që qeveria ka marrë. I pari me ndryshimin e ligjit për mbështetjen e startup-eve. Përjashtim nga taksa, efektet i këtij ndryshimi jemi duke i parë dita ditës. Ndryshimi i dytë ishte vendimi për parqet teknologjike.

Një punonjës IT mund të paguaj vetëm kontributet për pagën minimale, nëse punëmarrësi është dakord. Kuadri plotësohet me vendimin që kaluam dot, duke i dhënë një institucion të dedikuar këtij target-grupi.

Dy janë në thelb ndryshimet, mbështetja, vlerësimi dhe suporti financiar që do të kalojë te agjencia Start Up Albania. Asistenca do jepet në kohë reale, jo vetëm One Stop Shop, por edhe informacion të lidhura me institucione të tjera”, deklaroi ministrja Bilali.

Qëllimi i këtij projektligji konsiston në mbajtjen e një shifre të caktuar të detyrimit nga punonjësit e IT-së për sigurimet shoqërore pavarësisht ndryshimeve në pagën bruto.

Pra, punonjësit e teknologjisë dhe Informacionit do mund të kenë një lehtësi sa i takon detyrimeve shoqërore me detyrimin e vetëm, me pagë minimale, pra 40 mijë lekë.

Të fundit

Gjermania kufizon ligjin për bashkimet familjare, a e pësojnë shqiptarët?

Pas Greqisë e cila ka përgatitur një projektligj që do të përfshijë dënime më të ashpra për azilkërkuesit, edhe...

Trump: Për dy javë kuptojmë nëse Putini po tallet me ne

"Brenda dy javësh do ta dimë nëse Putini po tallet me ne apo jo". Kështu ka deklaruar presidenti amerikan Donald Trump, duke u zotuar...

“Duan t’i zhdukin shqiptarët nga këtu! Nuk pranohet asnjë polic shqiptar”

Shqiptarët në Luginë të Preshevës po përjashtohen nga institucionet shtetërore serbe. Asnjë prej tyre nuk është pranuar në konkursin e fundit të Policisë. Në...

Çmenduria për finalen e Champions League, 40,000 tifozë të Interit pa bileta

Një eksod i vërtetë nga Lombardia drejt Bavarisë pritet në prag të finales midis PSG-së dhe Interit. Dhe nuk ka rëndësi nëse biletat nuk janë...

“Vjosa Osmani nën kërcënime serioze, shërbimet ruse dhe serbe…”

Eksperti i sigurisë nga Kosova, Kol Krasniqi, ka reaguar në lidhje me kërcënimet e fundit të bëra ndaj Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa...

Lajme të tjera

Web TV