Del video/ Si u arrestuan nga 300 policë dy vëllezërit Çala

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, 300 forca policore, nga Departamenti i Policisë Kriminale, Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, Njësia speciale FAST Albania, RENEA dhe Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Komisariat i Policisë Kavajë, u përfshinë në megaoperacionin për arrestimin e vëllezërve Çala, të akuzuar për një sërë grabitjesh më armë dhe dhunë, në rrugën e Rinasit dhe në aeroportin e Rinasit.

Gjatë megaoperacionit, i cili u zhvillua në funksion të procedimit penal të vitit 2019 që aktualisht ndiqet nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, u sekuestruan nga Policia, në cilësinë e provës materiale, armë zjarri, telefona, sasi të mëdha vlerash monetare dhe automjete.

Operacioni u zhvillua në kushte të larta sigurie dhe konspiracioni, duke u finalizuar në Qerret të Kavajës, me vënien në pranga të dy vëllezërve, pjesëtarët e fundit të një grupi të rrezikshëm kriminal në fushën e vjedhjeve me armë e dhunë, konkretisht:

Klement Çala, 32 vjeç dhe Eldi Çala, 35 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, të cilët ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar si autorë të dyshuar të ngjarjes së ndodhur më datë 09.04.2019, në aeroportin e Rinasit, ku janë grabitur vlerat monetare të disa bankave të nivelit të dytë dhe për këtë Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” pa afat.

Në momentet e kapjes autorëve iu sekuestruan 3 armë zjarri të llojit pistoletë,  3 automjete tip Audi A 4-6-8,  dy motorë BMV 1200 GS, një biçikletë, si dhe një sasi e konsiderueshme vlerash monetare, konkretisht 133.960 euro.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.

View this post on Instagram

Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, 300 forca policore, nga Departamenti i Policisë Kriminale, Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, Njësia speciale FAST Albania, RENEA dhe Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Komisariat i Policisë Kavajë, u përfshinë në megaoperacionin për arrestimin e vëllezërve Çala, të akuzuar për një sërë grabitjesh më armë dhe dhunë, në rrugën e Rinasit dhe në aeroportin e Rinasit. Gjatë megaoperacionit, i cili u zhvillua në funksion të procedimit penal të vitit 2019 që aktualisht ndiqet nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, u sekuestruan nga Policia, në cilësinë e provës materiale, armë zjarri, telefona, sasi të mëdha vlerash monetare dhe automjete. Operacioni u zhvillua në kushte të larta sigurie dhe konspiracioni, duke u finalizuar në Qerret të Kavajës, me vënien në pranga të dy vëllezërve, pjesëtarët e fundit të një grupi të rrezikshëm kriminal në fushën e vjedhjeve me armë e dhunë, konkretisht: Klement Çala, 32 vjeç dhe Eldi Çala, 35 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, të cilët ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar si autorë të dyshuar të ngjarjes së ndodhur më datë 09.04.2019, në aeroportin e Rinasit, ku janë grabitur vlerat monetare të disa bankave të nivelit të dytë dhe për këtë Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” pa afat. Në momentet e kapjes autorëve iu sekuestruan 3 armë zjarri të llojit pistoletë, 3 automjete tip Audi A 4-6-8, dy motorë BMV 1200 GS, një biçikletë, si dhe një sasi e konsiderueshme vlerash monetare, konkretisht 133.960 euro. Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.

A post shared by Gazeta Fjala (@gazetafjala.al) on

Të fundit

Pas moshës 40 pse është më e vështirë rënia në peshë dhe çfarë duhet të bëni

Pas të dyzetave, njeriu e ka më të vështirë për të humbur në peshë, pavarësisht përpjekjeve për t’u ushqyer...

Ahmet Kalaja për Vserlon: Inshallah nuk na del dhe Gjesti si ai!

Deklarata e Ahmet Kalasë për një prej banorëve të Big Brother VIP 4 ma marrë vëmendjen e rrjetit. Kalaja ka folur për Vserlo, duke kundërshtuar...

“Më kapi paniku”/ Arrestimi i Veliajt, agjenti imobiliar: 3 ditë nuk po na binte telefoni

Agjenti imobilar Armand Shkëmbi foli në lidhje me ndërtimtaritë ne qytetin e Tiranës dhe tregun imobiliar. Shkëmbi tha se tregu imobiliar është i paparashikueshëm dhe...

“Të ha të gjallë, o gazetare e dështuar”/ Agravon sherri mes Rozana Radit dhe Gertës!

Gerta ka patur debate të ashpra ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” me disa prej banorëve. Ditën e nisi duke...

Ambasada e SHBA sinjalizon ndryshime, politika e Trump po zbatohet

Kur janë bërë një muaj që kur Donald Trump mori drejtimin e SHBA-ve, ambasada amerikane në vendin tonë ka bërë një reagim duke thënë...

Lajme të tjera

Web TV