Gjiknuri i kalon stafetën Klosit: Në shtator nisim procesin zgjedhor në PS

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Damian Gjiknuri i ka kaluar sot zyrtarisht detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, kolegut të tij, Blendi Klosi.

Shkarkimi i Gjinkurit u vendos në asamblenë e PS-së pak ditë më parë. Gjatë fjalës së tij, Gjiknuri falënderoi bashkëpunëtorët e tij dhe i uroi suksese Klosit.

Ai tha se PS ka nisur një analizë për rezultatin në zgjedhje, ndërsa paralajmëroi se në shtator do të nis procesi zgjedhor në parti.

“Kjo është një ditë e veçantë për mua, pasi pas 2 vitesh ia dorëzoj këtë detyrë një kolegu të nderuar. PS iu nënshtrua një procesi riorganizimi. PS iu nënshtruar një organizimi që nga drejtimi i partisë deri te sekretariatet.

Rezultati i zgjedhjeve të fundit PS arriti që të merrte një fitore historike. Dua të falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët e ri. PS ka nisur një proces analize mbi këtë rezultat, dhe sekretariatit iu ofrua që të jepej dorëheqje.

Në shtator do të jemi në një proces reformimi. Organizatat janë të forta dhe të qëndrueshme kur nxjerrin mësim dhe nga fitoret. I uroj zotit Klosi, që do të dijë të çojë në një stad të mirë organizimin në funksion të betejave elektorale. Suksese.”, tha Gjiknuri.

Të fundit

PE hap zyrë në Shqipëri, Rama ‘thumbon’ opozitën: Si ndodh kjo në një ‘narkoshtet’?

Kryeministri Edi Rama komentoi lajmin se Parlamenti Evropian ka vendosur të hapë një zyrë në Shqipëri. Sipas kreut të qeverisë...

Britanikja ‘Metro’: Shqipëria, ndër vendet më të mira për të udhëtuar në vitin 2025

Udhëtimi është një nga mënyrat më të mira për të përjetuar kultura të reja, për të mësuar rreth botës dhe për t’u rritur si...

“Më 11 maj, Shqipëria përtej të majtës dhe të djathtës”/ Rama: Votë për integrimin në BE

Kryeministri Edi Rama thotë se më 11 maj, Shqipëria më shumë se kurrë, duhet të jetë përtej të majtës dhe të djathtës. “Më 11 maj,...

Shqiptarët, më “dembelët” e Europës dhe rajonit

Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) ka bërë një matje të re të indikatorëve të konvergjencës së vendeve të Ballkanit Perëndimor në raport...

Nga Kuko tek Nikolla, 5 emrat e grave që pritet të jenë në listat e mbyllura të PS

Ndërsa pritet dorëzimi i listave të kandidatëve për deputetë, mediat informative kanë zbuluar disa emra nga kampi socialist që do të jenë në lista...

Lajme të tjera

Web TV