Mesazh për Krishtlindje, Meta: Shqiptarët sot në çaste të vështira

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’ ka uruar festën e Krishtlindjeve.

GËZUAR KRISHTLINDJEN!

Të dashur motra e vëllezër,

Jam shumë i lumtur t’u bashkohem sot festës dhe urimeve tuaja më të ngrohta për Ditën e Bekuar të lindjes së Krishtit.

Begati, mirëqenie, mbarësi, lumturi dhe suksese për Ju dhe familjet Tuaja!

Një urim të veçantë kam për të gjithë ata të cilët gjatë këtij viti humbën më të dashurit e tyre, përballuan dhimbje të mëdha, vuajtën nga sëmundjet, skamja, mjerimi, indiferenca dhe papunësia.

Dashuria, gëzimi dhe paqja mbizotëroftë kurdoherë në zemrat dhe vatrat e tyre të ngrohta familjare!

Krishtlindja i gjen shumë familje shqiptare në momente jashtëzakonisht të vështira shpirtërore dhe ekonomike!

Tërmeti i 26 nëntorit ishte një tragjedi e madhe që na lëndoi të gjithëve.

Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për ata që kjo fatkeqësi e rëndë i ndau përgjithmonë nga të afërmit dhe të dashurit e tyre!

Me mijëra familje kanë humbur shtëpitë dhe mundin e një jete. Gra e burra, fëmijë të mitur dhe të moshuar do e kalojnë edhe këtë natë në çadra, të uritur, të sëmurë dhe të vetmuar me shpresën që sa më parë t’i rikthehen normalitetit.

Solidariteti që treguam në këtë fatkeqësi, është një themel i qëndrueshëm ku mund dhe duhet të mbështetemi, për t’u ringritur, gjetur forcën dhe energjinë, për ndërtuar një Shqipëri më të mirë, më të dhembshur dhe më njerëzore.

Shumë qytetarë, në mungesë të shpresës dhe shanseve të barabarta, për shkak të plagëve të rënda sociale, dëshirojnë ende të largohen nga Shqipëria.

Le të punojmë të gjithë së bashku, pa u lodhur, për të ndërtuar një të ardhme më të ndritshme në atdhe, veçanërisht për fëmijët dhe të rinjtë tanë.

Lexo edhe :  Jorida Tabaku gruaja më e votuar ndër deputetët/ Mbyll garën me mbi 20 mijë vota

Është koha të gjejmë forcën dhe kurajën për t’u ngritur mbi dallimet tona, të rrëzojmë muret që na ndajnë dhe të bashkohemi rreth vlerave njerëzore, familjare e kombëtare, të sakrifikojmë diçka tonën për të mirën e përbashkët, të kujdesemi më shumë për njëri-tjetrin dhe ta bëjmë jetën më të mirë, në radhë të parë për ata që kanë më shumë mungesa në këto ditë të bekuara.

Një urim të veçantë kam edhe për Forcat tona të Armatosura kudo ndodhen, për mjekët, infermierët, policët, zjarrfikësit dhe të gjithë ata që kjo natë e Krishtlindjes i gjen në krye të detyrave të tyre, në shërbim të qytetarëve dhe të atdheut.

NGA MOT GËZUAR KRISHTLINDJEN!

ZOTI E BEKOFTË SHQIPËRINË DHE KOMBIN SHQIPTAR!

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV